Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“S’pranoi kompromis për Kosovën”, Christopher Hill tregon bisedimet me Millosheviqin

09/12/2025 - 08:13
në Kryesore, Lajme
A A
Ambasadori Hill reagon për ndalimin e dinarit në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Diplomati amerikan Christopher Hill, ka folur në lidhje me rolin e tij dhe bisedimet me Sllobodan Millosheviqin gjatë krizës në Kosovë.

Hill pasqyroi sfidat e negociatave dhe vendimet strategjike të asaj periudhe të tensionuar ndërsa kujton se Millosheviqi ishte një negociator kompleks, i paparashikueshëm, shpesh cinik dhe i gatshëm për kompromis vetëm në Bosnje, por kurrë për Kosovën, në një intervistë në “Euronews Albania”, transmeton Klankosova.tv.

“Na ndihmoi në Bosnje, por s’pranoi kurrë kompromis për Kosovën – nuk ishte partner i besueshëm. Ndonjëherë nuk ke shumë zgjedhje; nuk janë zgjedhjet ideale, por janë ato që ke. Kam punuar fort për zgjidhje politike pas Rambujesë. Nuk e arrita gjithmonë, por bëra më të mirën time. Përdorimi i forcës hap probleme të tjera, dhe unë fajësoj Millosheviçin sepse ai nuk donte të punonte me ne, por askush nuk duhet të jetë i lumtur për përdorimin e forcës.”, tha Hill.

Kjo, sipas Hill, solli situatën në një pikë shumë të rrezikshme dhe vështërsinë e diplomacisë ndërkombëtare në gjetjen e një zgjidhjeje pa përdorur forcën.

“Ai ka vdekur tashmë, pra është më lehtë që të flasësh për liderë që nuk janë më mes nesh. Unë mendoj se ai ishte i gatshëm që të gjendej një zgjidhje në Bosnje dhe në fakt na ndihmoi për çështjen e Bosnjes. Nuk ishte i gatshëm për Kosovën, nuk ishte fare i gatshëm për Kosovën që të gjenim një zgjidhje dhe prandaj përfunduam në një situatë të rrezikshme në Kosovë e cila mund të përkeqësohej edhe më tej. Kur ai thoshte se do t’i bënte gjërat, përgjithësisht i bënte, por ti asnjëherë nuk ndjeje se kishe një partner. Mendoj se ne kemi bërë mjaft progres me Serbinë, por ata kanë probleme të mëdha energjetike sepse varen nga Rusia, e cila përdor energjinë si armë. Është e rëndësishme të ndihmojmë Serbinë të largohet nga ky kërcënim. Kam punuar shumë edhe mbi marrëdhëniet midis Serbisë dhe Ukrainës, por ka dhe çështje ku duhet të vijojmë punën” u shpreh Hill.

JU REKOMANDOJMË

Arifi: E vetmja qeveri me të cilën nuk bashkëpunon Amerika, është e Kurtit
Lajme

Arifi paralajmëron rrezikun: VV risolli kandidatë me aktakuza

09/12/2025 - 07:59
“Nuk kemi vija të kuqe”, Habit me deklaratën Artan Behrami: Mjaft është ndarë shoqëria në kategori deri sot
Kryesore

“Nuk kemi vija të kuqe”, Habit me deklaratën Artan Behrami: Mjaft është ndarë shoqëria në kategori deri sot

08/12/2025 - 22:37
Kurti pret në takim Alban Skënderajn: Koncerte të jashtëzakonshme në Prishtinë
Kryesore

Kurti pret në takim Alban Skënderajn: Koncerte të jashtëzakonshme në Prishtinë

08/12/2025 - 22:03
Presidenca i reagon Brnabiqit: Mbreti i çmendur i Vuçiqit ka një dozë të lartë të shakave
Kryesore

Presidenca dënon shpërndarjen e fotomontazhit të Osmanit me zyrtarët serbë: Fushatë e ulët propagandistike

08/12/2025 - 21:44
109-shi i PDK-së, Bekim Haxhiu uron Sami Lushtakun për marrjen e detyrës si Kryetarit të Skenderajt
Lajme

109-shi i PDK-së, Bekim Haxhiu uron Sami Lushtakun për marrjen e detyrës si Kryetarit të Skenderajt

08/12/2025 - 21:37
Arifi kujton Thaçin e të tjerët: Nëse do ishin aktiv në politikë, do kishte dinamika më të forta
Kryesore

Arifi kujton Thaçin e të tjerët: Nëse do ishin aktiv në politikë, do kishte dinamika më të forta

08/12/2025 - 21:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Historia e dhimbshme e influenceres që iu bashkua BBVK4

    Historia e dhimbshme e influenceres që iu bashkua BBVK4

    271 Shpërndaje
    Shpërndaje 108 Tweet 68
  • Nuk u fut në listë për deputet, reagon Xhafer Tahiri

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Njërën e mbronte, tjetrën nuk e pranon në listë? – Duda Balje tregon si qëndron e vërteta për kandidimin e motrës së Donika Kadës në listën e VAKAT për deputete

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ish-drejtori i Emergjencave në Leposaviq, Valton Peci i ‘padëshiruar’ në garë, Kurti ia refuzon kandidaturën për deputet

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Lista Serbe: Kryetarët e rinj në veri shkarkuan të gjithë drejtorët e emëruar politikisht

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë