Kompania e autobusëve “Shpejtimi” ka bërë një reagim publik duke sqaruar opinionin lidhur me raportimin për problemet teknike të një autobusi të kompanisë në Rrugën e Kombit, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kompania ka sqaruar se autobusi në fjalë ka pësuar një defekt të vogël teknik por që është menaxhuar mënjeherë.
Në reagim thuhet se udhëtarët janë transferuar në kohë reale dhe në mënyrë të sigurt në dy autobusë të tjerë të kompanisë, duke vijuar udhëtimin pa probleme.
Ky reagim i “Shpejtimi” vjen pas publikimit të një videoje në media, ku shihet një autobus i tyre në Milot duke lëvizur në mënyrë jo të drejt (https://veriu.info/e-merr-ana-qytetaret-ankohen-per-rrezik-nga-autobusi-i-kompanise-shpejtimi-video/)
“Ndërkohë, autobusi me defekt ne jastek rrjedhja e ajrit, pas asnje rrezik është dërguar në servis për riparimet e nevojshme. Theksojmë se siguria dhe komoditeti i udhëtarëve tanë mbeten prioriteti ynë kryesor dhe çdo situatë e tillë trajtohet me përgjegjësi maksimale.” – thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik lidhur me një lajm të publikuar së fundmi nga një portal, në të cilin paraqitet një autobus i kompanisë sonë “SHPEJTIMI”.
Autobusi në fjalë ka pësuar një defekt te vogël teknik gjatë rrugës, por situata është menaxhuar menjëherë nga stafi ynë. Të gjithë udhëtarët janë transferuar në kohë reale dhe në mënyrë të sigurt në dy autobusë të tjerë të kompanisë sonë, duke vijuar udhëtimin pa probleme.
Ndërkohë, autobusi me defekt ne jastek rrjedhja e ajrit, pas asnje rrezik është dërguar në servis për riparimet e nevojshme.
Theksojmë se siguria dhe komoditeti i udhëtarëve tanë mbeten prioriteti ynë kryesor dhe çdo situatë e tillë trajtohet me përgjegjësi maksimale.













