Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Stil “komunist”: RTK i largon nga emisionet drejtuese gazetarët me të cilët s’është i kënaqur pushteti

25/08/2025 - 19:09
në Kryesore, Lajme
A A
Stil “komunist”: RTK i largon nga emisionet drejtuese gazetarët me të cilët s’është i kënaqur pushteti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një grup gazetarësh të RTK-së kanë reaguar publikisht ndaj vendimit për përjashtimin e tyre nga moderimi i emisioneve, duke e cilësuar atë si arbitrar dhe të paligjshëm.

Në reagimin e nënshkruar nga Blerta Foniqi Kabashi, Meneta Zekaj Nushi, Jehona Zhitia, Edona Musa, Arton Mulliqi dhe Valon Bajrami, thuhet se të premten, në fund të orarit të punës, ata kanë marrë një njoftim të paparalajmëruar për përjashtimin nga drejtimi i magazinës së orës 17:00 dhe lajmeve të orës 23:00.

Gazetarët thonë se ky vendim është pjesë e një tendence të qartë për censurë, duke përmendur edhe rastet e mëparshme të heqjes së emisioneve informative, sidomos kur në studio kanë qenë të ftuar nga partia në pushtet, të cilët kanë shprehur pakënaqësi pas ballafaqimeve profesionale.

Ata e konsiderojnë vendimin të paligjshëm, pasi ndryshimet në skemën programore mund të bëhen vetëm nga Bordi i RTK-së, i cili aktualisht nuk funksionon.

“Vendimi i fundit arbitrar ka vetëm një qëllim: heshtjen e zërit të panënshtruar dhe profesional brenda Transmetuesit Publik. Ky është një alarm shumë serioz për funksionimin e Transmetuesit Publik dhe për demokracinë në vend”, thuhet në reagim.

Gazetarët paralajmërojnë ndjekje të të gjitha rrugëve ligjore për mbrojtjen e të drejtave të tyre, ndërsa shprehen se do të vazhdojnë të punojnë “të panënshtruar, në mënyrë objektive dhe profesionale”.

JU REKOMANDOJMË

Deputetja e AAK-së: Ftesa për takime me opozitën është veç lojë e Kurtit

Deputetja e AAK-së: Ftesa për takime me opozitën është veç lojë e Kurtit
16/03/2026 - 14:10

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, tha se ftesat e kryeministrit Kurti për takim me opozitën janë lojëra të tij për të fajësuar opozitën për moszgjidhjen e presidentit. Deputetja...

Më shumëDetails

I dyshuari për vrasjen në Gjakovë është i njohur për Policinë e Kosovës

I dyshuari për vrasjen në Gjakovë është i njohur për Policinë e Kosovës
16/03/2026 - 13:55

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka mbajtur një konferencë për media, ku ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi sot në “Çarshinë e...

Më shumëDetails

“Vit i humbur për Kosovën”, Bajrami: Ka ardhur koha t’i themi stop arrogancës që shtetin e konsideron lodër argëtimi

Bajrami demanton Kurtin: Kosova mbijeton falë remitancave, ne i “eksportojmë të rinjtë në Evropë”
16/03/2026 - 13:42

Deputetja e Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me zhvillimet politike në vend, duke e cilësuar vitin 2025 si “vit të humbur” për Kosova për...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurit në Gjakovë

Kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurit në Gjakovë
16/03/2026 - 13:30

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhursot në orët e para të...

Më shumëDetails

Ngjarja tragjike në Gjakovë: Mësohet çka ishin mes vete dorasi dhe viktima

Ngjarja tragjike në Gjakovë: Mësohet çka ishin mes vete dorasi dhe viktima
16/03/2026 - 13:15

Në orët e para të së hënës, një person u vra dhe një tjetër u plagos. Ngjarja tragjike ndodhi në “Çarshinë e vjetër” në Gjakovë. Gazetarja Diellëza Berisha,...

Më shumëDetails

Endrit Thaçi kujton gjyshin në përvjetorin e parë të vdekjes

Endrit Thaçi kujton gjyshin në përvjetorin e parë të vdekjes
16/03/2026 - 12:51

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka kujtuar gjyshin e tij, Haxhi Thaçi, në përvjetorin e parë të vdekjes. Përmes një postimi në Instagram, ai ka shprehur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    187 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ky është personi i vrarë në Gjakovë, vëllau tjetër është i plagosur

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pronari i lokalit vrau një klient në Çarshinë e Vjetër

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë