Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Stivi Frashëri flet për sulmin në Gjilan: Ishte tentativë vrasje, shyqyr zotit që jam mirë

10/04/2022 - 14:52
në Sport
A A
Stivi Frashëri flet për sulmin në Gjilan: Ishte tentativë vrasje, shyqyr zotit që jam mirë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përkundër faktit se futbolli konsiderohet argëtim dhe festë, shpeshherë di që edhe të marrë kahun tjetër, atë të dhunës.

E këtillë ishtë edhe ndeshja që u zhvillua mes Ballkanit dhe Gjilanit pak ditë më parë.

Ndeshja mori kthesë të papritur në fundin e takimit kur rezultati u barazua nga portieri i Gjilanit Enea Koliçi.

Pas këtij goli situata doli nga kontrolli ku tifozët u futën në fushë e për pasojë portieri i Ballkanit Stivi Frashëri, u sulmua nga tifozët.

Për pasojë gardiani i portës së Ballkanit u dërgua në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Ngjarja kishte ngjallur reagime të shumta në opinion duke u parë si një ngjarje jashtëzakonisht e shëmtuar.

Frashëri në një intervistë për Klankosova.tv ka folur rreth sulmit ndaj tij.

Ai theksoi se mban mend vetëm momentet e para të ngjarjes.

“Të them të drejtën unë nga incidenti mbajë në mend vetëm momentin e parë, kur dikush mu hodh nga pas dhe pas më kapi nga fyti më përplasi në tokë. Pak sekonda më vonë kam ndjerë një goditje të fortë në kokë dhe pas kësaj nuk mbajë mend asgjë. Çdo gjë që kam mundur e kam parë në videot që kamerat i kanë regjistruar”.

Steve Frashëri tregon se nusja e tij ishte në shtëpi duke e ndjekur në televizor lojën kur ndodhi sulmi ndaj tij.

Ai shtoi se ajo mbeti e tronditur pas këtij akti.

“Nusja ka qenë në shtëpi duke e ndjekur lojën nga televizori. Ka qënë shumë e shqetësuar dhe e tronditur”.

Portieri tregon se pasi kishte mbërritur në spital pranë tij përveç ekipit mjekësor të Ballkanit kishin qenë edhe ekipi mjekësor i skuadres së Gjilanit.

“Të them të drejtën unë kam qenë i pavetëdijshëm. Normalisht ne kemi një nga stafet mjekësore më profesionale të mundshme, të cilët dua t’i falënderoj pa masë për kujdesjen e detajuar. Por, ashtu siç kam mësuar më vonë pranë meje është ndodhur dhe stafi mjekësor i Fc Gjilanit, gjithashtu i falënderoj”.

Ai tha se ajo çka ndodhi në Gjilan është tentativë vrasjeje, por falë zotit është mirë me shëndet.

Por, thekson se kjo tani i takon drejtësisë.

“Ajo çka ndodhi në Gjilan unë urojë mos të përsëritet për askënd. është kulmi dhe më tej kur shoh që ka njerëz që ankohen për një gol për 3 pikë, për dy ndeshje pa tifozë. Ajo çka ndodhi në Gjilan është tentativë vrasjeje. Shyqyr zotit që jam mirë me shëndet por nëse s’do të isha, çfarë do të ndodhte? Goli i shënuar do të bënte diferencën, analiza tekniko-taktike pas lojës tifozët që shfryjnë sot e kësaj dite sepse në fund të fundit është trajtuar sikur Stivi Frashëri ua vodhi pikët. është e turpshme”.

“Është diçka që i përket drejtësisë dhe unë s’mund të jap koment sepse nuk i njoh rrugët ligjore. Ashpërsimi apo lehtësimi i masave është diçka tjetër dhe të jesh njeri dhe të respektosh njerëzit është diçka tjetër. Nëse ne në vetvete se kuptojmë çfarë ka ndodhur në atë ndeshje atëherë masat të ashërsohen në maksimum prapë nuk do të jemi njerëz në fund të ditës dhe këto raste do të ndodhin sërish”.

Stivi Frashëri iu bën thirrje tifozerive që në pjesën e mbetur të kampionatit të jenë shembull, duke mbështetur ekipin e zemrës pa fyerje ndaj njëri-tjetrit.

“Mesazhi im i vetëm në këto ditë është të jemi shembulli më i mirë për pjesën e mbetur të kampionatit, korrekt edhe paqësor ashtu siç i ka hije tifozërisë së Ballkanit dhe “Xhebrailave”, të vijnë në stadium vetëm për ekipin e zemrës dhe çfarëdo që të ndodh të mbështesin fanellën, emblemën dhe klubin e tyre pa fyerje kundrejt askujt”.

Së fundmi Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka vendosur që ndeshja t’i takojë Ballkanit me rezultat zyrtar 0:3.

Ndërkaq, të martën më 5 prill Gjykata Themelore e Gjilanit ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy të dyshuarve që e sulmuan portierin e ekipit nga Suhareka.

“Ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit, me datë 03.04.2022, rreth orës 15:20h, në Gjilan, në stadiumin e qytetit, përderisa zhvillohej ndeshja e futbollit në mes të SC Gjilanit dhe KF Ballkanit, nën pretekstin kinse të festimit të golit të barazimit, hynë në fushën e futbollit, bashkë me një turmë të madhe tifozësh, ku bëheshin veprime huligane me gjuajtje sendesh dhe fishekzjarrë, derisa njëri i pandehur e shtyn dhe e rrëzon për toke, tjetri e godet me shqelm në fytyrë të dëmtuarin S.F., i shkakton lëndime trupore dhe rrezik të përgjithshëm për eskalimin e situatës”

JU REKOMANDOJMË

S’do harrohet ky moment! Mane ftonte lojtarët të riktheheshin në fushë: Do luajmë si burrat!
Sport

S’do harrohet ky moment! Mane ftonte lojtarët të riktheheshin në fushë: Do luajmë si burrat!

18/01/2026 - 23:44
S’kishte humbur që një kohë të gjatë, Barcelona pëson ndaj Sociedadit
Sport

S’kishte humbur që një kohë të gjatë, Barcelona pëson ndaj Sociedadit

18/01/2026 - 23:41
Finalja më e “çmendur” viteve të fundit, Senegali fiton Kupën e Afrikës në shtëpinë e Marokos
Sport

Finalja më e “çmendur” viteve të fundit, Senegali fiton Kupën e Afrikës në shtëpinë e Marokos

18/01/2026 - 23:40
Forma fantastike te Rubin Kazani, Mirlind Daku opsion konkret për tri skuadrat e Bundesligës
Sport

Forma fantastike te Rubin Kazani, Mirlind Daku opsion konkret për tri skuadrat e Bundesligës

18/01/2026 - 18:17
Viniciusi hap derën e largimit: Nuk dua të luaj diku ku tifozët nuk më duan
Sport

Viniciusi hap derën e largimit: Nuk dua të luaj diku ku tifozët nuk më duan

18/01/2026 - 18:15
‘FiveThirtyEight’ e bën ‘kampion’ Manchester Cityn ende pa filluar ndeshja, e konsideron favorit absolut
Sport

Komentatori anglez paralajmëron: Guardiola largohet në fund të javës së ardhshme?

18/01/2026 - 15:28

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i “Medical Park”: Inspektorati kishte zbuluar shërbime shëndetësore pa licencë dhe staf ilegal, përfshirë edhe kardiologun Mahmut Çakmak (Dokument)

    Skandali i “Medical Park”: Inspektorati kishte zbuluar shërbime shëndetësore pa licencë dhe staf ilegal, përfshirë edhe kardiologun Mahmut Çakmak (Dokument)

    256 Shpërndaje
    Shpërndaje 102 Tweet 64
  • Këta janë mjekët që u kapën duke punuar ilegalisht në “American Hospital Kosova II” – spitali i Klodian Allajbeut u gjobit nga inspektorati shëndetësor (Dokument)

    242 Shpërndaje
    Shpërndaje 97 Tweet 61
  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    518 Shpërndaje
    Shpërndaje 207 Tweet 130
  • Rinumërimi i votave, reagon ashpër Anton Quni: Më është njollosur personaliteti dhe karriera

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Iu hoqën afro gjashtë mijë vota pas rinumërimit, reagon Fetah Paçarizi

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë