Studentët nga të gjitha universitetet në Serbi kanë bërë një kërkesë të drejtpërdrejtë për shpërndarjen e menjëhershme të Kuvendit të Serbisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas tyre, kjo kërkesë bazohet në nenin 109 të Kushtetutës së Republikës së Serbisë dhe vjen si reagim ndaj krizës së thelluar politike në vend.
Ata gjithashtu u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të mbështesin një listë të re zgjedhore, në të cilën do të përfaqësohen studentët dhe kauzat e tyre.
“Ne besojmë se demokracia është mënyra e vetme e duhur për të zgjidhur krizën politike të kësaj shkalle të lartë, kështu që ne do të mbështesim listën që studentët në bllokadën e të gjitha institucioneve më të larta në territorin e Serbisë, në mënyrë që të mbizotërojnë të vërtetat”, deklaruan studentët.