Në një navigim të logjikës ‘mos u arsyeto, sulmo’ të pushtetit aktual, gazetari Lirim Mehmetaj kritikoi qasjen tendencioze të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, ndaj drejtueses së Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti.
Gjatë një paraqitjeje në “Debat Plus”, Mehmetaj paralajmëroi për dëmet në biznes që ministri Peci rrezikon t’ia shkaktojë zonjës Hoti.
“Mënyra qysh ka tentuar ministri Peci me involvu, kësaj iu ka refuzu granti për mosplotësim të kritereve. Çka ka dasht me thanë zotri Faton Peci kur e ka nxjerr faktin ose dokumentin, që kjo është e paditur? Çka saktësisht ka dashtë me thanë? Pra, metoda e njëjtë e tyre; mos u arsyeto, sulmo. Për shembull, ai nuk e ka aspak dert që mund ta dëmtoj edhe në biznes. E ka involvu me tendencën e përlyerjes.” – tha gazetari Mehmetaj.