Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Pecie dënon ashpër sulmin të cilin e cilëson terrorist në objektin e Postës së Kosovës në Zveçan.
Në një prononcim për media, Peci ka thënë se këto sulme në Zveçan janë duke ndodhur herë pas here, duke thënë se qëllimi i tyre është të sjellin frikë për qytetarët.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ndjejnë panik .
Ndërkohë, Peci tha se sulmuesit dyshohen se janë i të njëjtit grup.
“Këto sulme në Komunën e Zveçanit janë të ditura që herë pas here janë duke ndodhur, mirëpo këtë sulm terrorist e dënojmë ashpër, ne mendojmë se këtë e kanë vetëm për qytetarët për të shti frikë mirëpo unë e kam një kërkesë mos te ndijën vetën në panik. Policia e Kosovës menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjithçka për momentin është qetë, gjithçka është nën kontrollin e policisë. Sipas disa informatave është edhe grupi i njëjtë dhe vazhdimisht janë duke vazhduar e kanë një qëllim të tillë”, ka deklaruar Peci për tëvë1.
Ndryshe, pas mesnatës, person/a të panjohur kanë hedhur dy granata dore në objektin e Postes se Kosovës në Zveçan.
Si pasojë e shpërthimit të njërës granat janë shkaktuar dëme materiale, mirëpo nuk është raportuar për të lënduar.