Ditën e djeshme është arrestuar një qytetar nga Podujeva.
Kjo pasi që i njëjti kishte kanosur zyrtarin policor i cili ishte duke i shqiptuar një gjobë trafiku.
Rasti ka ndodhur rreth orës 12:30 minuta.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.