Ditë më parë, Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, e sfidoi kryeministrin Albin Kurti për përballje dhe debat.
Në lidhje me këtë sfidë ka shkruar Enis Sulstarova, aktivist i VV-së nga Shqipëria, të cilin Kurti e kishte quajtur “mik dhe profesor”.
Sulstarova e ka komentuar me ironi këtë sfidë të Abdixhikut.
“Si shumë po guxon! Të paktën të kishe kërkuar ndeshje pa tifozë” – ka shkruar ai.