Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Superliga e basketbollit me emër ndryshe, sezoni i ri fillon më 10 shtator

22/08/2022 - 15:20
në Sport
A A
Superliga e basketbollit me emër ndryshe, sezoni i ri fillon më 10 shtator
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se sezoni i ri në Superligën e basketbollit do të fillojë më 10 shtator.

Bordi i FBK-së, i mbledhur së fundmi, e ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin e këtushëm dhe i ka marrë ndër të tjera edhe disa vendime.

Përveç njoftimit se kur do të fillojë sezoni i ri i basketbollit, shtëpia e basketbollit kosovar ka njoftuar se Superliga e Meshkujve në dy vitet e ardhshme do ta marrë emrin Prince Caffe Superliga.

Bordi i FBK-së vendosi që ta organizojë Kuvendin Statutar më 1 Tetor, me të vetmen pikë të rendit të ditës “Ndryshimet Statutare”, pas udhëzimeve të MKRS-së për të gjitha Federatat Sportive, për të përfshirë në Statut përgjegjësitë që përcaktohen me Ligjin për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Tjera Negative në Ngjarjet Sportive, Luftimin e dopingut në basketboll, si dhe Dispozitën për mënjanimin e konfliktit të interesit të organeve vendim-marrëse.

Ky Bord, tutje ka vendosur që pas rekomandimeve të Komisionit për Licencim të FBK-së ta shtyjë afatin për licencimin e klubeve për garim në edicionin 2022/23 deri më 1 Shtator 2022.

Siç njofton FBK-ja, kjo vlen për klubet që nuk i kanë kompletuar dokumentacionet që kanë qenë kriter për licencim dhe garim në FBK.

Komisioni për Licencim do të takohet më 2 Shtator për t’i dhënë rekomandimet përfundimtare tek Bordi i FBK-së për klubet që i kanë përmbushur kriteret për licencim dhe garim në edicionin e ri.

Ndër të tjera, Bordi i FBK-së e ka miratuar në parim kërkesën e KB Bora Basket për t’u inkuadruar në Ligën e Parë të Meshkujve nga edicioni 2022/23 pas paraqitjes së projektit serioz dhe afatgjatë, me theks të veçantë zhvillimin e basketbollit ndër gjenerata të reja.

Bordi i ka miratuar edhe tarifat e reja për zyrtarët e ndeshjeve të garave të FBK-së dhe e miratoi Rregulloren e Punës së Komisionit të Garave të FBK-së.

JU REKOMANDOJMË

Ministria e Sportit thotë se Bekë Berisha s’mund të jetë kryetar i KB Prishtinës
Lajme

Ministria e Sportit thotë se Bekë Berisha s’mund të jetë kryetar i KB Prishtinës

15/01/2026 - 15:24
Arrestohet ‘magjistari’ që premtonte Kupën e Afrikës, përvetësoi 30 mijë euro
Sport

Arrestohet ‘magjistari’ që premtonte Kupën e Afrikës, përvetësoi 30 mijë euro

15/01/2026 - 13:56
Emocionuese! Momenti kur Vallejo “shpërtheu” në lot pasi eliminoi Real Madridin
Sport

Emocionuese! Momenti kur Vallejo “shpërtheu” në lot pasi eliminoi Real Madridin

15/01/2026 - 12:04
KB Prishtina jep detaje për Kuvendin e jashtëzakonshem ku Bekë Berisha u zgjedh Kryetar i ri i Klubit
Lajme

KB Prishtina jep detaje për Kuvendin e jashtëzakonshem ku Bekë Berisha u zgjedh Kryetar i ri i Klubit

14/01/2026 - 22:10
Mourinho i thotë ‘jo’ Brazilit
Sport

Mourinho: Gjithmonë do ta them të vërtetën

14/01/2026 - 21:20
Pamje nga momenti kur qëllohet me shishe ndihmëstrajneri i KB Bashkimit, Bledar Gjeqaj (VIDEO)
Sport

Pamje nga momenti kur qëllohet me shishe ndihmëstrajneri i KB Bashkimit, Bledar Gjeqaj (VIDEO)

14/01/2026 - 21:19

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E papritur, puthje mes Labit dhe Bias ndez shtëpinë(VIDEO)

    E papritur, puthje mes Labit dhe Bias ndez shtëpinë(VIDEO)

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Prekëse: Prezantuesja e RTK-së shpërthen në lot teksa jepte lajmin për përkujtimin e masakrës ku ia vranë babain

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Digjet shtëpia në Vushtrri, humb jetën një 80 vjeçare

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Jemi në hall, Pronari nuk po e hap telefonin”, Fermëret e Skenderajt thonë së prap Qumështorja “Drena” nuk po u’a paguan borxhet

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Bislimi njofton: Nga nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt dhe automjetet – së pari me materiale informuese

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë