Gjykata Supreme refuzon revizionin për shpifje ndaj emisionit “Devollistan”,
Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuar revizionin e paraqitur nga Blerim Devolli, Dardafon.net LLC, Abrazen LLC (ish Devolli Grup sh.p.k.) dhe palë të tjera, lidhur me kërkesëpadinë për kompensim dëmi prej 200 mijë eurosh për shpifje dhe fyerje.
Rasti kishte të bënte me emisionin “Zona Express” me titull “Devollistan”, të transmetuar më 30 prill 2017 nga Radio Televizioni “Dukagjini”, ku kushtuar shtrirjes së bizneseve të Devollëve ngritjes së dyshimtë të ‘perandorisë’ së tyre financiare.
Supremja vlerësoi se gjykatat më të ulëta kanë bërë dallimin e duhur mes fakteve dhe opinioneve, duke theksuar se ndërhyrja në lirinë e shprehjes do të ishte joproporcionale dhe jo e domosdoshme në një shoqëri demokratike.
Ndryshe, në vitin 2021 Gjykata Themelore kishte refuzuar kërkesëpadinë e paditësve, njëjte siç kishte vepruar edhe Gjykata e Apelit në vitin 2024.
Edhe pse Blerim Devolli e ka humbur rastin dhe bashkë me të edhe kërkesën që videoja të fshihet nga publikuesit nga gjitha platformat, duke se kjo kërkesë e fundit iu ka plotësuar “privatisht”, pasi që video e emisionit nuk gjendet më në YouTube.
Aktgjykimi i Gjykata Supreme: KËTU














