Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Supremja refuzon padinë për shaminë në shkolla, konfirmon kompetencën e MASHT për rregullat e uniformës

29/10/2025 - 14:31
në Lajme
A A
Supremja refuzon padinë për shaminë në shkolla, konfirmon kompetencën e MASHT për rregullat e uniformës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Supreme e ka refuzuar padinë për mbulesën islame në shkolla që ishte dorëzuar kundër Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, duke konfirmuar kompetencën e MASHTI’it për rregullat e uniformës, shkruan Reporteri.net.

Sipas Supremes, rregullat e miratuara nga Ministria të cilat ndalojnë bartjen e çdo veshjeje tjetër përveç uniformës shkollore, janë në përputhje me ligjin dhe me kompetencën e deleguar ligjore, dhe si të tilla nuk përbëjnë tejkalim të autorizimeve të dhëna nga ligjdhënësi.

“Gjykata rikujton po ashtu se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në shumë raste është përballur me ankesa që pretendonin se një individ i është nënshtruar trajtimit diskriminues në bazë të fesë apo besimit. Prandaj, Gjykata Supreme vlerëson se ligjdhënësi, në mënyrë të tërthortë por të qartë, ka përcaktuar kufizime të pranueshme në lidhje me veshjen e nxënësve, duke i lënë në kompetencë të ministrisë përkatëse caktimin e këtyre rregullave nëpërmjet akteve nënligjore. Gjykata Supreme çmon se rregullat e miratuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të cilat ndalojnë bartjen e çdo veshjeje tjetër përveç uniformës shkollore, janë në përputhje me ligjin dhe me kompetencën e deleguar ligjore, dhe si të tilla nuk përbëjnë tejkalim të autorizimeve të dhëna nga ligjdhënësi”, thuhet në njoftim.

Padia ishte dorëzuar nga Rrjeti i Femrave për Zhvillim Profesional “Arrita”, me të cilën ka kërkuar që të shpallet i paligjshëm dhe të shfuqizohet neni 3 paragraf 1, nën paragraf 1.13 i Udhëzimit Administrativ Nr.06/2014 (MASHT) Kodi i Mirësjelljes dhe Masat Disiplinore për Nxënës të Shkollave të Mesme të Larta.

“Paditësja pretendon se me Udhëzimin Administrativ nr.06/2014, që është një akt administrativ i përgjithshëm, nuk mund të ndalohet ushtrimi i të drejtave dhe lirive kushtetuese të vajzave që mbajnë shaminë e kokës (mbulesën islame). E njëjta ka theksuar se me neni 55.1 të Kushtetutës, saktësohet qartë se “të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm me ligj”, duke shtuar se në katër vitet e fundit kanë pranuar ankesa të shumta nga vajzat që janë përjashtuar nga shkollat publike ose të cilave u është pezulluar vijimi i rregullt i procesit mësimor për shkak të bartjes së shamisë në kokë”.

Supremja ka shqyrtuar bazën ligjore të aktit nënligjor normativ të kontestuar, përkatësisht Udhëzimit Administrativ Nr.06/2014, dhe ka vlerësuar se dispozita nga neni 3 paragraf 1, nën paragraf 1.13, gjen mbështetje në Ligjin nr. 04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe në Ligjin nr. 04/L-138 për Arsimin dhe Aftësimin Profesional.

“Nga këto dispozita rezulton se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka autorizim të qartë ligjor për të përcaktuar rregulla për sjelljen e nxënësve, përfshirë edhe rregullat për veshjen – uniformën. Rrjedhimisht, akti nënligjor është në përputhje me autorizimin e shprehur ligjor të dhënë nga ligjvënësi. Përcaktimi sikurse në aktin e kontestuar, me të cilin ndalohet bartja e uniformës fetare në shkolla, gjen mbështetje në një akt më të lartë ligjor për nga fuqia hierarkike, andaj si i tillë nuk mund të shfuqizohet. Gjykata është kufizuar në arsyetimin e pretendimeve, përkitazi me nenin 55 paragraf 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, përkatësisht për kufizimin e lirisë së besimit dhe fesë, si një ndër të drejtat dhe liritë themelore të njeriut të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, theksohet në vendim./Reporteri.net

JU REKOMANDOJMË

Dy shokë nga BKS-ja, biznesi i tokave dhe qarkullimet e dyshimta – raporti i shtetit për Sami Mazrekun dhe Venhar Hanën
Kryesore

Dy shokë nga BKS-ja, biznesi i tokave dhe qarkullimet e dyshimta – raporti i shtetit për Sami Mazrekun dhe Venhar Hanën

29/10/2025 - 16:25
E vrau vëllanë dhe ia dogji kufomën, edhe Supremja e vërteton dënimin me burgim të përjetshëm ndaj G.K nga Rahoveci
Lajme

Supremja hedh poshtë ankesën e AAK-së për rivotim në Junik

29/10/2025 - 16:24
Rama në forumin e Paqes në Paris
Lajme

Rama në forumin e Paqes në Paris

29/10/2025 - 16:17
SHBA-ja e heq Millorad Dodikun nga lista e zezë
Lajme

SHBA-ja e heq Millorad Dodikun nga lista e zezë

29/10/2025 - 15:59
Nënkryetarja e AAK’së në Prizren jep dorëheqje pasi kjo parti bëri koalicion me VV’në
Lajme

Nënkryetarja e AAK’së në Prizren jep dorëheqje pasi kjo parti bëri koalicion me VV’në

29/10/2025 - 15:53
Serbja e dyshuar për spiunazh në Kosovë mbetet në burg
Lajme

Serbja e dyshuar për spiunazh në Kosovë mbetet në burg

29/10/2025 - 15:50

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia e Kosovës paralajmëron: Mos hapni këto e-maile mashtruese

    Policia e Kosovës paralajmëron: Mos hapni këto e-maile mashtruese

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • “Po e largoj Dimalin nga kryetari i Kuvendit”, Limaj zbulon ofertën e minutave të fundit që Kurti i bëri të dielën

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Xhelal Sveçla të sillet me detyrim nga Policia para Gjykatës

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Krimet Ekonomike arrestojnë në Vushtrri doktorin për marrje ryshfeti

    355 Shpërndaje
    Shpërndaje 142 Tweet 89
  • Fushata denigruese e VV-së ndaj Ferit Idrizit, reagon Komuna: Pllaka në Prelluzhë është e ndërtuar para vitit 2018 (Dëshmi ortofoto)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë