Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Supremja s’lejon certifikimin e motrës së Donika Kadajt në partinë boshnjake VAKAT: Do të krijonte precedent të rrezikshëm

19/12/2025 - 15:09
në Lajme
A A
Supremja s’lejon certifikimin e motrës së Donika Kadajt në partinë boshnjake VAKAT: Do të krijonte precedent të rrezikshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kolegji i Gjykatës Supreme ka dalë sot me një vendim përmes të cilit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik, Koalicija Vakat, ndërsa e ka vërtetuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me certifikimin e kandidates Ena Krasniqi.

Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, pretendimi se një kandidat për deputet mund të kandidojë për përfaqësim të një komuniteti për të cilin Kushtetuta dhe Ligji parashohin vende të garantuara, vetëm mbi bazën e origjinës etnike nga ana e nënës, nuk është në përputhje me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e pakicave.

“Lejimi i kandidimit për vende të garantuara vetëm mbi bazën e prejardhjes familjare do të binte ndesh si me frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ashtu edhe me standardet e Konventës Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare e Këshillit të Evropës, pasi do të rrezikonte keqpërdorimin e masave afirmative dhe do të cenonte përfaqësimin autentik të komuniteteve jo-shumicë”, thuhet në komunikatë.

Gjykata Supreme konsideron se një praktikë e tillë do të krijonte precedent të rrezikshëm, duke e shndërruar përkatësinë etnike në mjet të përkohshëm politik, në vend që ta trajtonte si kategori kushtetuese të mbrojtur dhe të lidhur me identitetin real të komuniteteve.

“Në rastin konkret kandidatja Ena Krasniqi në listën e subjektit politik Koalicija Vakat, nuk ka paraqitur asnjë provë konkrete që do të dëshmonte lidhjen e saj reale me atë komunitet apo kontributin për të mirën e tij. Në mungesë të çdo dëshmie për angazhim të vazhdueshëm shoqëror, kulturor, politik apo institucional në mbrojtje dhe avancim të interesave të atij komuniteti, pretendimi për përfaqësim mbetet thjesht deklarativ dhe pa bazë faktike”, thuhet tutje në komunikatën e Supremes.

Supremja në fund ka potencuar se moslejimi i certifikimit në rastin konkret nuk e privon kandidatin nga e drejta për t’u zgjedhur në kuptimin e përgjithshëm të nenit 45, pasi atij nuk i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje si e tillë, por vetëm i pamundësohet kandidimi në kuadër të një mekanizmi të veçantë kushtetues që është i rezervuar për një kategori të caktuar subjektesh, përkatësisht për anëtarët e komunitetit përkatës.

“Një dallim i tillë nuk përbën diskriminim dhe as kufizim të pajustifikuar të së drejtës zgjedhore, por është pasojë e drejtpërdrejtë e zbatimit të dispozitave kushtetuese që parashohin masa afirmative për komunitetet jo-shumicë”, thekson Supremja.

JU REKOMANDOJMË

Më 9 shkurt kishte 104, për 28 dhjetor BE-ja vjen në Kosovë veç me 7 vëzhgues
Kryesore

Më 9 shkurt kishte 104, për 28 dhjetor BE-ja vjen në Kosovë veç me 7 vëzhgues

19/12/2025 - 16:06
Pas protestave, aprovohet rritja e pagave për punëtorët e KEK-ut
Lajme

Pas protestave, aprovohet rritja e pagave për punëtorët e KEK-ut

19/12/2025 - 16:03
Me kërkesë të autoriteteve italiane, arrestohet një person në aeroportin “Adem Jashari”
Lajme

Dogana e Kosovës zbulon 8 mijë funta të fshehura në çorapet e një udhëtari që kishte arritur në Aeroportin e Prishtinës

19/12/2025 - 15:39
Hamza i kundërpërgjigjet Kurtit: Pagat rriten dhe tatimet ulen, e kemi bërë dhe do ta bëjmë sërish
Lajme

Hamza i kundërpërgjigjet Kurtit: Pagat rriten dhe tatimet ulen, e kemi bërë dhe do ta bëjmë sërish

19/12/2025 - 15:33
Abdixhiku në dyvjetorin e Banjskës: Afrim Bunjaku dëshmoi se shërbimi ndaj atdheut është mbi çdo gjë personale
Lajme

Abdixhiku premton mbështetje për çiftet e reja: Pa familje të forta nuk ka shtet të fortë

19/12/2025 - 15:18
Trepça dënohet me 800 euro nga Inspektorati, fshehu lëndimin e një punëtoreje(EMRI)
Kryesore

Trepça dënohet me 800 euro nga Inspektorati, fshehu lëndimin e një punëtoreje(EMRI)

19/12/2025 - 14:46

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aksion i Policisë në Pejë, kapen rreth 1 kilogram drogë e 2 armë, i dyshuari në arrati po kërkohet nga policia

    Ky është zyrtari i ATK-së i arrestuar në flagrancë në aksionin kundër korrupsionit

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Këta janë të arrestuarit për dallavere me shpronësime (Emrat)

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Spahiu kritik me Ramën: S’shkohet gruan e huaj me kapë për qafe, e turpshme – Si u ndje zotëria i parë?

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Konkursi i shpallur nga ish drejtori Slamniku anulohet nga qeverisja e re në Fushë Kosovë – dyshohet për shkelje ligjore

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Qeveria miraton vendime preliminare për shpronësime në disa projekte infrastrukturore

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë