Është suspenduar urologu i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, S.H me 3 muaj si dhe 50 % ndalesë të pagës.
Kështu mëson ekskluzivisht gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka përmes disa burimeve të saj.
Suspendimi i tij erdhi pasi i njëjti u përlesh fizikisht me një urolog tjetër të QKUK-së më 17 korrik.
Pas tre javësh që ndodhi rasti u mblodh Komisioni Diciplinor me ç’rast mori këtë vendim.
Sipas raportimeve ekskluzive të Klan Kosovës, rrahja ndodhi për shkak të programit operativ të pacientëve, ku pas një debati, dyshohet se urologu S.H e ka sulmuar fizikisht kolegun e tij, urologun S.M.