Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është pyetur nëse është e vërtetë që opozita nuk do të votojë asnjë kandidat të Vetëvendosjes për postet institucionale, pavarësisht ndonjë ndryshimi eventual në emër.
Sveçla u shpreh shkurt se qëndrimet e opozitës duhet t’i sqarojnë vetë ata.
“Duhet me i pyt ata, ne po zbatojmë të gjitha rregullat dhe ligjet me votimet,” deklaroi Sveçla.