Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një prononcim për gazetarë ka konfirmuar se është duke u zhvilluar një aksion lidhur me rastet e ekstremizmit dhe dhunës ndaj institucioneve.Ai ka theksuar se operacioni i Policisë së Kosovës në Kaçanik po vazhdon dhe numri i të arrestuarve nuk dihet.
“Tashmë është publike që ka arrestime të reja. Numri përfundimtar ende nuk dihet, për shkak se aksioni është duke vazhduar. Gjitha institucionet ligj-zbatuese janë të vendosura që të luftohet çfarëdo lloj ekstremizmi apo dhune, e cila dëmton institucionet dhe pjesëtarët e saj por po ashtu vetë popullin e saj”, ka thënë Sveçla.Sveçla shtoi se Inspektorati Policor i Kosovës është duke zhvilluar hetime, “kur te kemi të dalurat nga këto hetime pastaj do të marrim masat e nevojshme”, tha ai.
Moskompletimi i KQZ-së, Behrami thirrje Vjosa Osmanit: Mos e lër këtë në dorë të një militanteje si Albulena Haxhiu
Deputeti i PDK-së Artan Behrami ka folur lidhur me mos emërimin e anëtarit të dhjetë në KQZ-së nga presidentja Osmani të cilës vetëm veç së po i përfundon...
Më shumëDetails










