Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Serbia, përmes grupeve kriminale dhe terroriste, vazhdon të planifikojë sulme në territorin e Kosovës.
Ai bëri të ditur se Policia e Kosovës, në bashkëpunim me KFOR-in, ka gjetur dhjetë detonatorë me fitila në afërsi të fshatit Gnjezhdan në Leposaviq.
Sveçla tha se prania dhe veprimi i institucioneve të sigurisë po mundëson parandalimin e sulmeve të rrezikshme që synojnë krijimin e pasigurisë te qytetarët.
Ai theksoi se Kosova nuk do të tërhiqet dhe se institucionet e rendit do t’u përgjigjen grupeve kriminale me vendosmëri, duke theksuar se kushtetutshmëria dhe rendi do të triumfojnë mbi çdo celulë terroriste.













