Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sveçla s’i përfill ligjet gjermane, zhvillon fushatë tek mërgata atje përkundër paralajmërimit të ambasadës

11/12/2025 - 15:22
në Kryesore, Lajme
A A
Sveçla s’i përfill ligjet gjermane, zhvillon fushatë tek mërgata atje përkundër paralajmërimit të ambasadës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, njëherësh edhe kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, s’i ka përfillur fort ligjet gjermane. Ai ka shkuar që të zhvillojë fushatë përpara mërgatës në Gjermani, përkundër që rregullat s’e lejojnë një gjë të tillë.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka lëshuar dje një njoftim, ku ka paralajmëruar politikanët se aktivitetet e fushatës zgjedhore nga zyrtarët e huaj nuk lejohen tre muaj para se të mbahen zgjedhjet.

“Meqenëse kemi diasporë të madhe nga Kosova në Gjermani, dëshirojmë t’u kujtojmë të gjithë kandidatëve se, si rregull, aktivitetet e fushatës zgjedhore nga zyrtarët e huaj në Gjermani nuk lejohen në periudhën më pak se tre muaj para zgjedhjeve. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Megjithatë, ky rregull nuk po i çon fort peshë Lëvizjes Vetëvendosje. Qendra e LVV’së në Gjermani ka njoftuar se përgjatë ditës së djeshme, Xhelal Sveçla, Adnan Rrustemi dhe Luan Aliu kanë mbajtur tubim politik në Püttlingen, pjesën perëndimore të Gjermanisë.

“Nga vizita në Püttlingen e kandidatëve për deputet të Lëvizjes: Xhelal Sveçla, Adnan Rrustemi dhe Luan Aliu“, thuhet në njoftimin e kësaj qendre.

Më 2017-ën, Ministria e Jashtme Federale iu kishte dërguar ambasadave të akredituara në Gjermani notën qarkore për kufizime të këtilla.

“Paraqitjet e politikanëve të huaj në ngjarje në Gjermani që synojnë elektoratin e vendit të huaj kërkojnë miratimin e Qeverisë Gjermane. Një miratim i tillë duhet të kërkohet me anë të një Note Verbale drejtuar Ministrisë së Jashtme Federale të paktën dhjetë ditë para ngjarjes. Miratimi do të jepet në dritën e marrëdhënieve me jashtë; kështu, ai nuk zëvendëson lejet e nevojshme sipas ligjit të rendit publik.

Paraqitjet duhet të jenë në përputhje me parimet e Ligjit Themelor dhe sistemit ligjor gjerman, veçanërisht në lidhje me të drejtën e tubimit. Ato nuk mund të përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe rendin publik. Si rregull i përgjithshëm, miratimi nuk jepet nëse fjalimi do të mbahet në një periudhë më pak se tre muaj para datës së zgjedhjeve ose referendumit; ky rregull nuk zbatohet për Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian“, thuhet në vendimin e ministrisë së Jashtme Federale gjermane.

Qeveria gjermane kishte ndaluar dhe refuzuar kërkesat për paraqitje politike nga zyrtarët e qeverisë turke në Gjermani në periudhat që i afroheshin zgjedhjeve dhe referendumeve atje.

Ky zbatim u kritikua nga zyrtarët turq, por Gjermania qëndroi pranë rregulloreve të saj si pjesë e së drejtës së saj sovrane për të menaxhuar aktivitetin politik në territorin e saj.

JU REKOMANDOJMË

Profil: Lumturije Vuçetaj, gruaja e vetme kryeprokurore në Kosovë, po lufton me sukses krimin në Dukagjin

Profil: Lumturije Vuçetaj, gruaja e vetme kryeprokurore në Kosovë, po lufton me sukses krimin në Dukagjin
23/03/2026 - 10:05

Është grua por kjo nuk e ndalon që t’i thotë STOP krimit në rajonin e Dukagjinit. Lumturije Vuçetaj pozitën si kryeprokurore e mori në janar të 2025-ës dhe...

Më shumëDetails

I gjeneruan reklamë me AI, shpërthen Shkurte Fejza: Zoti i vraftë!

I gjeneruan reklamë me AI, shpërthen Shkurte Fejza: Zoti i vraftë!
23/03/2026 - 10:04

Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza ka bërë një reagim të ashpër publik, lidhur me një reklamë të gjeneruar me inteligjencë artificiale, por që u bë me fytyrë të...

Më shumëDetails

Papa i kërkon Donald Trumpit t’i japë fund luftës

Papa i kërkon Donald Trumpit t’i japë fund luftës
23/03/2026 - 09:37

Papa Leoni XIV shprehu këtë të dielë shqetësim të thellë për luftën e vazhdueshme në mbarë botën. Kreu i Kishës Katolike përsëriti thirrjen për armëpushim të menjëhershëm, ndërsa...

Më shumëDetails

Invalidi i luftës së UÇK-së dhuron veshkën për bashkëshorten, ndërhyrja pritet të kryhet në Turqi

Invalidi i luftës së UÇK-së dhuron veshkën për bashkëshorten, ndërhyrja pritet të kryhet në Turqi
23/03/2026 - 09:21

Invalidi i luftës së UÇK-së, Shaban Haliti, ka vendosur që t’ia dhurojë një veshkë bashkëshortes së tij, në një ndërhyrje kirurgjikale që pritet të realizohet në spitalin Medica...

Më shumëDetails

E rëndë: Vdes 68-vjeçarja që u plagos mbrëmë në Podujevë

Intervenon FIT në Majac, 70-vjeçarja gjendet e plagosur rëndë në kokë – dyshohet se u qëllua nga vajza e kunatit
23/03/2026 - 09:00

Ka vdekur 68-vjeçarja e cila u plagos mbrëmë nga vajza e kunatit në Majac të Podujevës. Kështu bëjnë të ditur burime pranë familjes së viktimës për Klan Kosova....

Më shumëDetails

Rriten çmimet e biletave për linjën Kosovë-Austri

Rriten çmimet e biletave për linjën Kosovë-Austri
23/03/2026 - 08:52

Udhëtarët që shfrytëzojnë linjën Kosovë-Austri do të përballen me rritje të çmimeve të biletave, si pasojë e shtimit të kostove të operimit. Sipas një njoftimi zyrtar nga operatorët...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    647 Shpërndaje
    Shpërndaje 259 Tweet 162
  • Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    199 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Skandali i “Rene Clinic”: Injektonin Botox dhe fillerë ilegalisht – klinika e Jeta Rukiqi Krasniqit operonte edhe me personel të palicencuar

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ky është i vrari në Majac të Podujevës (Emri)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • U kap nga policia dhe inspektorët duke injektuar botox dhe fillerë ilegalisht – Klinika “Revita” e Besa Berishës sfidon shtetin, vazhdon punën edhe pse ka ndalesë aktive

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë