Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sveçla tha se s’ka detaje për kontratën 15 milionëshe, Bajrami: Ministri nënshkroi, ia dha 5 mln euro më shumë një kompanie

29/09/2024 - 11:49
në Kryesore, Lajme
A A
Bajrami i reagon Krasniqit për Grantin e Performancës për Komunat: Mos baltosni punët e mira të qeverive të kaluara
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se Qeveria nuk po mundet ta fsheh “korrupsionin me tenderat sekret”, duke marrë shkas nga një deklaratë e fundit e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla se ai nuk ka detaje për një tender 15 milionë euro në dikasterin që ai udhëheq.

Bajrami thotë se MPB-ja negocioi vetë me kompaninë ‘Infosoft Systems’, të cilës ia dha 5 milionë euro më shumë sesa shuma që diskutohej në procedurë të hapur.

“As Rusia as Serbia, e as bombat atomike nuk mjaftojnë për ta fshehur korrupsionin me tenderat sekret të kësaj Qeverie”, shkroi Bajrami në një postim në Facebook. “Vetëm në një tender në Ministrinë e Punëve të Bredshme ndrrimi nga procedura e hapur në atë sekrete i kushtoj buxhetit të shtetit 4 milionë e 693 mijë e 266 Euro”.

“Kjo është historia e tenderit 15 milionësh në Ministrinë e Punëve të Brendhsme për të cilin ministri mbrëmë tha “nuk i di detajet”. Ja detajet minister”, shkroi ajo, duke përshkruar procedurën që tha se është ndjekur.

Në viti 2017, Bajrami tha se “blerja e licensave të Microsoft-it ishtë bërë me procedurë të hapur, ashtu siç e kërkon Ligji i Prokurimit Publik, kontratë tri vjeçare, në atë kohë tenderin e kishte fituar operatori ekonomik/kompania vendore “Cacttus” që kishte ofruar çmimin me të ulët 9 milionë e 529 mijë e 174 euro”.

“Në vitin 2020 prapë për blerje të licensave të Micosoft-it përmes një procedure të hapur, tenderin e fiton kompania nga Shqipëria ‘Infosoft Systems’, por kësaj radhe jo çmimi me i ulët sepse në garë kanë qënë edhe dy operatorë me çmim më të ulët se operatori fitues ‘Infosoft Systems’, por sipas Ministrinsë së Punëve të Brendshme ata nuk i kishin plotësuar të gjitha kërkesat e tenderit. Pra në vitin 2020 përmes procedurës së hapur ‘Infosoft Systems’ e furnizon Ministrinë e Punëve të Brendshme me licensa të Microsift-it për tri vite me çmim prej 10 milionë e 295 mijës e 243 euro”, shtoi Bajrami.

Në vitin 2023, Bajrami tha se Ministria e drejtuar nga Sveçla nuk shpalli më tender por e zgjodhi vetë një kompani për tenderin 15 milionësh.

“Çka ndodhë në vitin 2023 është se Ministria e Punëve të Brendshme nuk shpallë më tender, duke eleminuar kështu çdo garë mes operatorëve ekonomik dhe kontratën e negocion vetëm me kompaninë ‘Infosoft Systems’, të cilën veçse e kishte brenda nga viti 2020, por tash kjo kontratë për kohën e njëjtë, mallin e njëjtë i kushton buxhetit të Kosovës hiç me pak se 14 milionë e 988 mijë e 509 euro”, shkroi Bajrami.

Ajo tha se kompania e njëjtë fitoi rreth 5 milionë euro më shumë duke negociuar direkt me Ministrinë.

“VËMENDJE: E njëjta kompani me procedurë të hapur 10 milionë e 295 mijë e 243 euro, ndërsa me procedurë të mbyllur/kontratë sekrete 14 milionë e 988 mijë e 509 euro, dmth, dallimi është 4 milionë e 693 mijë e 266 Euro”.

“Ky është korrupsioni që po bëhet me kontrata sekrete. Kjo është aryeja që LDK është kundër kontratave sekrete”, shkroi Bajrami.

Ajo thotë se Sveçla e ka nënshkruar këtë kontratë dhe se nuk është e vërtetë që ai s’i di detajet e saj.

“Ministri mbrëme kur u pyet nga Jeta Xharra për këtë tender tha se ”nuk i di detajet”, kjo është e pavertëtë sepse ai e ka nënshkruar këtë kontratë, Ligji i Prokurimit Publik ia kërkon ministrit me nënshkru çdo kontratë që ëshë në vlerë mbi 250 mijë euro, ndërsa si arsye për procedurën sekrete që i kushtoj buxhtit gati 5 milionë euro më shumë ai përmendi Rusinë, Serbinë dhe bombat atomike”, shkroi Bajrami.

Për praktikën e kontratave njëburimore në MPB, Sveçla tha se po ruhen nga Serbia dhe Rusia.

“Në një situatë kur i gjithë globi është në tension, kur përmendet edhe bombat nukleare, kur ke atak të drejtpërdrejtë të një shteti armik dhe t’i punon për tu mbrojt me i pas të gjithë tenderët publik, me i tregu edhe Serbisë edhe Rusisë të gjitha këto gjëra”, tha ai në “Kallxo Përnime”.

JU REKOMANDOJMË

Matoshi nuk e kursen Kurtin: Nuk di me interpretu ligj, i ka lexu dy libra të mbrapshta
Lajme

Matoshi nuk e kursen Kurtin: Nuk di me interpretu ligj, i ka lexu dy libra të mbrapshta

18/08/2025 - 23:02
“Rikthimi i Listës Serbe në veri?”, Atiq: Flamujt e Kosovës nuk hiqen, vendosja e tyre është vendim i përhershëm
Lajme

“Rikthimi i Listës Serbe në veri?”, Atiq: Flamujt e Kosovës nuk hiqen, vendosja e tyre është vendim i përhershëm

18/08/2025 - 22:47
Shega Beqiri rikandidon për asambliste në Prishtinë: Rëndësi për mua ka puna me zemër
Lajme

Shega Beqiri rikandidon për asambliste në Prishtinë: Rëndësi për mua ka puna me zemër

18/08/2025 - 22:34
Detaje ekskluzive/Panduri: Gruaja dhe djali i gjyqtarit Laban punojnë në institucione paralele serbe
Kryesore

Detaje ekskluzive/Panduri: Gruaja dhe djali i gjyqtarit Laban punojnë në institucione paralele serbe

18/08/2025 - 22:05
“Medplus” futet sërish në Listën e Zezë për mashtrim dhe falsifikim, OSHP e quan recidivist
Kryesore

“Medplus” futet sërish në Listën e Zezë për mashtrim dhe falsifikim, OSHP e quan recidivist

18/08/2025 - 21:52
Dukagjin Gorani: Kushtetuesja e bëri një aktgjykim që nuk thotë asgjë
Kryesore

Dukagjin Gorani: Kushtetuesja e bëri një aktgjykim që nuk thotë asgjë

18/08/2025 - 21:10

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aksident i rëndë në Finlandë, një shqiptar nga Kosova vdes në vendngjarje

    Aksident i rëndë në Finlandë, një shqiptar nga Kosova vdes në vendngjarje

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Tentohet të digjet marketi QTA në Mitrovicë me koktej molotovi (Video)

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • I arrestuar më herët për rrëmbimin e një shqiptari- Kush është biznesmeni që iu dogj jahti në Budva?

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Nuk kam pas qëllim ta vras, jam penduar” – zbulohet deklarata e Top Kolshit para gjykatës rreth vrasjes së Enver Bajraktarit në Lipjan

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Prokuroria Speciale kërkon urdhërarrest për Goran Rakiçin

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë