Analisti Valon Syla ka kritikuar LDK-në dhe kryetarin Lumir Abdixhiku, duke thënë se partia ka zgjedhur të bashkëpunojë me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen, raporton GazetaBlic.Syla e përshkruan këtë sjellje si “karakter politik i dobët” dhe paralajmëron se opozita tashmë e ka adresën, ndërsa LDK po tregon shenja mbështetjeje për qeverinë aktuale.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:LDK e zgjodhi rrugën kah Albin Kurti dhe Vetêvendosja.
Kësaj i thonë Vjosa Osmani me pantolla. Dhe ky është karakteri politik i Lumir Abdixhikut dhe përcjellësve të tij të këtij lloji.Opozita tashmë dihet kah e ka adresën. LDK po jep shenjë pro pushtetit.
Me vjen keq prej krejt atyre miqve në LDK, që ju ra fatkeqësia me e provu përfundimisht edhe këtë fazë llaskucnie.Edhe Rugovista edhe me Albin Kurtin.
Këtë qe po ndodhë e pritet të ndodhë në të ardhmen, mos ja paqa borxh këtë askujt.Në vend të Kosovës dhe asaj qê qëndronte LDK gjenerata e re aty e zgjodhi pushtetin.











