Kryetari i Vushtrrisë dhe kandidati për kryetar komune, Ferit Idrizi është kërcënuar nga kandidati i LVV për kryetar komune, Sylejman Meholli.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se kërcënimi ka ndodhur pas përfundimit të xhirimeve të debatit të Jeta Xharrës në Prishtinë.
Veriu.info mëson se Sylejman Meholli e ka fyer Ferit Idrizin me fjalët pis e qen dhe e ka kërcënuar duke i thënë: “Kam me t’u përgjigj familjarisht dhe kam me t’i lag qorapet!”
Tashmë kryetari Idrizi me dy dëshimtarë (njëri gazetar i Kallxo.com) është nisur për të dhënë deklaratë në polici./Veriu.info















