Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AKR apel Qeverisë që te reflektoj rreth kërkesave të ndërkombëtarëve dhe kthim në tavolinën e bisedimeve

07/06/2023 - 10:43
në Lajme
A A
AKR apel Qeverisë që te reflektoj rreth kërkesave të ndërkombëtarëve dhe kthim në tavolinën e bisedimeve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryesia qëndrore e AKR-së ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me situatën aktuale politike në vend, raporton Gazeta Blic.

Sekretari i Përgjithshëm i këtij subjekti politik, Vesel Makolli, tha se në mbledhjen e Kryesisë është bërë thirrje të deeskalohet situata në veri, të ndalen sulmet e nxitura dhe të vazhdojnë bisedimet e ndërmjetësuara nga faktori ndërkombëtar.

“Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kryesisë Qendrore të AKR-së, kushtuar situatës aktuale politike në vend dhe ngjarjeve të fundit, u denuan fuqishëm demonstratat e dhunshme dhe sulmet ndaj KFOR-it, policisë së Kosovës dhe gazetarëve në veri të Republikës së Kosovës.Poashtu, Kryesia e AKR-sē shpreh shqetësimin për nxitjen e eskalimit të situatës nga strukturat paralele të dirigjuara nga Qeveria Serbe, duke berë thirrje që të deeskalohet situata, të ndalen sulmet e nxitura dhe të orkestruara dhe të vazhdojnë bisedimet e ndermjetësuara nga faktori ndërkombëtarë, për arritjen e marrëveshjes gjithpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë” thuhet në njoftimin e tyre.

AKR-ja i ka bërë apel Qeverisë që të reflektoj sa më parë rreth kerkesave ultimative të faktorit të unifikuar ndërkombëtarë BE, NATO, SHBA (trans-atlantik), për shtensionimin e menjëhershëm të situatës dhe kthimin në tavolinën e bisedimeve, raporton Gazeta Blic.

“Veprimet e Qeverisë sonë në pjesën veriore të vendit dhe të pa koordinuara me BE dhe SHBA-të, e sollën vendin në situatë të palakmuar në raport me BE dhe SHBA-të.
Injorimi i kërkesave të aleatēve tanë, solli disa sanksione, të cilat mund të përshkallëzohen edhe më shumë, në varësi prej reflektimit të Qeverisë sonë dhe reagimin e opinionit ndërkombëtarë, duke e shpallur Qeverinë tonë si pergjegjëse për nxitjen e eskalimit të situatës nē veri të vendit.Në këto momente të vështira kur shtypi ndërkombëtarë dhe aleatët na qortojnë për veprimet tona të pamatura mirë”

Reagimi i plotë:

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kryesisë Qendrore të AKR-së, kushtuar situatës aktuale politike në vend dhe ngjarjeve të fundit, u denuan fuqishëm demonstratat e dhunshme dhe sulmet ndaj KFOR-it, policisë së Kosovës dhe gazetarëve në veri të Republikës së Kosovës.

Poashtu, Kryesia e AKR-sē shpreh shqetësimin për nxitjen e eskalimit të situatës nga strukturat paralele të dirigjuara nga Qeveria Serbe, duke berë thirrje që të deeskalohet situata, të ndalen sulmet e nxitura dhe të orkestruara dhe të vazhdojnë bisedimet e ndermjetësuara nga faktori ndërkombëtarë, për arritjen e marrëveshjes gjithpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Veprimet e Qeverisë sonë në pjesën veriore të vendit dhe të pa koordinuara me BE dhe SHBA-të, e sollën vendin në situatë të palakmuar në raport me BE dhe SHBA-të.
Injorimi i kërkesave të aleatēve tanë, solli disa sanksione, të cilat mund të përshkallëzohen edhe më shumë, në varësi prej reflektimit të Qeverisë sonë dhe reagimin e opinionit ndërkombëtarë, duke e shpallur Qeverinë tonë si pergjegjëse për nxitjen e eskalimit të situatës nē veri të vendit.

Në këto momente të vështira kur shtypi ndërkombëtarë dhe aleatët na qortojnë për veprimet tona të pamatura mirë,
AKR-ja i ben apel Qeverisë sonë që të reflektoj sa më parë rreth kerkesave ultimative të faktorit të unifikuar ndërkombëtarë BE, NATO,SHBA (trans-atlantik), për shtensionimin e menjëhershëm të situatës dhe kthimin në tavolinën e bisedimeve për realizimin e marrëveshjes së Brukselit dhe zotimeve të marra për implementim në takimin e Ohrit.

Çdo opsion tjetër, dhe kokëfortësi e jona populiste për kinse shtrirjen e sovranitetit në veri, rrezikon ta përshkallëzoj situatën me tendencë të implikimit të jashtëm rus dhe e vë në situatë të pafavorshme shtetin e Kosovës.
Sovraniteti dhe integriteti i Republikës së Kosovës mbrohet vetëm kur kemi koordinim me garantuesit e sigurisë së Republikës së Kosovës, aleatët amerikanë dhe evropianë në NATO.

JU REKOMANDOJMË

Reaksioni alergjik pas infuzionit dyshohet se i mori jetën pacientes në Klinë – deklarohet QKMF-ja

Reaksioni alergjik pas infuzionit dyshohet se i mori jetën pacientes në Klinë – deklarohet QKMF-ja
14/11/2026 - 11:34

Një paciente ka ndërruar jetë pasi ka pësuar reaksion alergjik menjëherë pas fillimit të marrjes së infuzionit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Nëna Terezë” në Klinë....

Më shumëDetails

Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?

Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?
14/11/2026 - 11:07

Brenda pak vitesh, kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) mund të shndërrohen në kufij të Kosovës me Shqipërinë dhe Malin e Zi. Kjo perspektivë po bëhet më...

Më shumëDetails

Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka
14/11/2026 - 10:10

Një person i maskuar dyshohet se ka tentuar të grabisë një pikë karburanti në Prishtinë, duke kërcënuar 2 punëtorë me thikë. Ngjarja ka ndodhur më 13 nëntor, rreth...

Më shumëDetails

Iu përkeqësua gjendja në QKMF e Klinës, një grua vdes derisa po transportohej drejt Spitalit të Pejës

Iu përkeqësua gjendja në QKMF e Klinës, një grua vdes derisa po transportohej drejt Spitalit të Pejës
14/11/2026 - 09:43

Një grua ka vdekur pa arritur në Spitalin e Pejës ku u nis me urgjencë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore derisa po kontrollohej në Qendrën Kryesore të Mjekësisë...

Më shumëDetails

Policia bastis gjashtë lokacione në Mitrovicë, arreston tre persona dhe konfiskon para, armë e narkotikë

Policia bastis gjashtë lokacione në Mitrovicë, arreston tre persona dhe konfiskon para, armë e narkotikë
14/11/2026 - 09:23

Tre persona janë arrestuar në Mitrovicë të Jugut, nën dyshimin për organizim të skemave piramidale, armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve. Sipas njoftimit të Policisë, të premtën...

Më shumëDetails

Fundjavë me shi dhe mot të vranët në Kosovë, ja ku priten edhe reshje bore

Fundjavë me shi dhe mot të vranët në Kosovë, ja ku priten edhe reshje bore
14/11/2026 - 01:54

Fundjava në Kosovë do të karakterizohet me mot të vranët dhe reshje shiu, ndërsa në viset malore të shtunën priten edhe reshje bore. Sipas parashikimit të Institutit, dita...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i vitit i policisë e prokurorit: Ndalohen për 48 orë dy të rinj që vepruan në vetmbrojtje ndaj sulmit fizik dhe më armë të Ibrahim dhe Albin Gërbëshit

    197 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 49
  • Policia bastis gjashtë lokacione në Mitrovicë, arreston tre persona dhe konfiskon para, armë e narkotikë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gërbeshët vazhdojnë problemet në Vushtrri, sulmojnë dy persona – Ibrahim dhe Albin Gërbeshi në arrati (Video)

    394 Shpërndaje
    Shpërndaje 158 Tweet 99
  • Polici Korab Pepaj dënohet me 3 vite burgim, qëlloi me armë tek “Ura e Bistricës” Milan Jovanoviqin pasi ky i fundit nuk u ndal në pikëkontroll

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë