Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tahiri: 453 persona të emëruar politikisht, qeveria “Kurti” me kabinetin më të madh në rajon

18/03/2026 - 11:53
në Lajme
A A
Tahiri: Shkurt e shqip, ShBA-ja është e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në një konferencë për media, ka paraqitur një analizë të strukturës së kabinetit qeveritar.

Për këtë, ai tha se 453 persona janë emëruar politikisht, derisa pati kritika edhe për kryeministrin Albin Kurti.

“Po flasim për madhësinë e qeverisë, e cila mos asgjë tjetër përshkruan një qeveri totalisht fiktive, ministri fiktive dhe akomodim të partisë në pushtet në qeveri. Me një kabinet, i cili është një ndër më të mëdhenjtë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa në krahasim me numrin e popullatës është pa dyshim më i madh se i Kinës, se i Indisë, se i Pakistanit. Dhe tani më lejoni të paraqes para jush analizën tonë. Prej ku buron kjo analizë? Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar rregulloren e saj me numër 04/2026, ku ka prezantuar strukturën e ministrive, anëtarët e kabinetit dhe mbi të gjitha ka krijuar ministri të cilat nuk kanë portofol real, po kanë portofol fiktiv me qëllimin e vetëm për të rritur numrin e ministrive, për të pasur sa më shumë staf të emëruar politik dhe në të njëjtën kohë për të akomoduar agjendën e tyre partiake. Kur e shohim këtë rregullore, e shohim po ashtu një ndarje e cila nuk reflekton sot nevojën e Kosovës. Po më lejoni të bëj një prezantim para jush: kjo është analiza e strukturës së kabineteve qeveritare, e cila kur e shohim kornizën ligjore, flasim kështu: Kryeministri: Ka deri 24 këshilltarë politikë, prej tyre 10 të jashtëm dhe 15 staf. Zëvendëskryeministrat: Kanë 8 deri në 11 këshilltarë, prej tyre janë pesë të jashtëm dhe gjashtë staf brenda kabineteve të veta. Ministrat: Kanë deri në shtatë këshilltarë politikë, tre të jashtëm dhe katër staf. Zëvendësministrat pa portofol: (Pra që nuk ekzistojnë ministrat që kanë ministri, pra ata që janë pa portofol) kanë deri në dy staf. Supozimi analitik është ky: 19 ministri dhe minimum dy zëvendësministra për ministri, që përbëjnë gjithsej 38. Kjo është struktura bazë ku paraqitet numri i pozicioneve kryesore në qeveri: normal është kryeministri, tre zëvendëskryeministra, 19 ministrat, 38 zëvendësministra, shikoni, 57 anëtarë të stafit politik”, tha ai.

Deputeti Tahiri, vazhdoi edhe me prezentimin e ministrave dhe zv.ministrave.

“Po flasim për 19 ministra. Pastaj po flasim në ligjin për qeveri janë nga dy.. dy zëvendësministra. Pra jemi duke folur 19, plus 19 minimum, plus disa, mbi 40 autoritete që kanë të drejtë nënshkrimi. Pra ne kur nuk e kemi sfiduar çështjen e zëvendësministrit, nuk e kemi sfiduar se kanë qenë 15 ministri. Dhe tash, diku rreth 40 njerëz në këtë qeveri, varet prej portofolios, prej detyrës që i jep ministri, ka të drejtë nënshkrimi për një situatë të caktuar. Domethënë a jeni duke e parë për çfarë katrahure politike, për çfarë madhësie të një kabineti politik po flasim? Po shkojmë brenda se këto i sqaruam. Më lejoni pak të dal tek kapaciteti i kabineteve. Kryeministri, ka deri në 49 këshilltarë, dhe staf. A jeni duke e kuptuar? 50 njerëz, duke përfshirë këshilltarë politikë, këshilltarë të jashtëm, 15 staf i emëruar politik, ata emërohen, mendojnë nën parti i thonë shko, bëhu shofere, asistente… 50 njerëz, 49 staf i ka në kabinetin e tij. A ju kujtohet çfarë thoshte? Ky kryeministri s’ka nevojë… për pak këshilltarë ka nevojë. 50 i ka bërë, me rregullore pra, me këtë rregulloren këtu. Po flasim te zëvendëskryeministrat. Mesatarisht 20-22. Ministrat deri në 14 këshilltarë dhe staf. Zëvendësministrat, dy, tre, nënpost administrativ”, tha ai.

Tahiri tha se qeveria “Kurti” ka 453 njerëz të emëruar politikisht.

“Kapaciteti total i kabineteve sipas nivelit të numrit gjithsej të këshilltarëve dhe stafeve: 49 kryeministri. 64 tek zëvendëskryeministrat (total 2 plus 1 në zyrën e kryeministrit). 238 të emëruar politikë me një nënshkrim nëpër ministri. Te zëvendësministrat, 102. Shihni, kjo qeveri i ka 453 njerëz që mundet me i emëru politikisht. Nuk po e thotë Besnik Tahiri. Po e thotë rregullorja 04/2026, e cila për mendimin tim përbën numrin më të madh, madhësinë më të madhe të emërimeve politike të kabineteve që e ka dikush”, u shpreh ai.

Tahiri tregoi edhe arsyen e prezantimit të kësaj analize, duke shtuar se vendi po gjendet në kohë krizash.

“Qytetarë të Republikës së Kosovës, arsyeja pse po e prezantojmë sot këtë analizë krahasuese faktike është e thjeshtë: Përderisa sot qytetari i Kosovës është duke u ballafaquar me probleme substanciale të jetës së vet, me problemin për të lidhur muajin me muaj, me ekzistencën e vet e të familjes, me kërkesën për një vend pune e për një jetë më të dinjitetshme, sot kjo është madhësia e qeverisë aktuale. Ajo akomodon për herë të parë në historinë e Kosovës një numër kaq të madh të emëruarve politikë. Dhe mbi të gjitha, është kjo qeveri që ende s’ka prodhuar program, ende nuk e dimë për çka qëndron, veçse e dimë që ditë për ditë emëron zëvendësministra e këshilltarë, duke akomoduar njerëzit e vet politikë e partiakë, pa u shqetësuar për problemet serioze që lidhen me inflacionin, me ngritjen e çmimeve dhe me mungesën e perspektivës në këtë vend”, shtoi ai.

Ndërsa deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi foli edhe për kuotën gjinore dhe kërkoi që të respektohet.

Ky është kabineti qeveritar, gjithashtu kemi një kabinet më diskriminues, sepse nga 21 anëtarë, sot i kemi vetëm katër gra ministre, ku deri dje nëpër fushata kanë folur që, për të drejtat e grave dhe sot i kemi vetëm katër gra ministre. I kemi më pak se 20% të kabinetit qeveritar. Andaj unë kërkoj nga qeveria që të respektohet barazia gjinore dhe gjithashtu një kabinet i cili ka 21 anëtarë prej ministrave të plotësohet në bazë të kuotës gjinore. Gjithashtu ne jemi këtu për të parë se qeveria “Kurti” është më pak serioze në këtë aspekt sepse ne e dimë shumë mirë se sa kanë folur për të drejtat e grave gjatë fushatës, ne e dimë shumë mirë se çka kanë bërë për të drejtat e grave dhe gjithashtu nuk është respektuar ligji për barazi gjinore. Andaj sot kërkoj nga qeveria “Kurti” të bëjë një reflektim dhe të respektohet barazia gjinore.

JU REKOMANDOJMË

Specialja ia heq kufizimet e vizitave tek Thaçi një personi, i lë në fuqi për 10 të tjerët

LAJMI I FUNDIT: Specialja merr këtë vendim për Hashim Thaçin
18/03/2026 - 12:44

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, është vendosur që njërit prej 11 personave që iu është ndaluar vizita pa kufizime tek ish-presidenti Hashim Thaçi t’i...

Më shumëDetails

Jashari takon Strasser, flasin për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Ajovës

Jashari takon Strasser, flasin për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Ajovës
18/03/2026 - 12:27

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, priti sot në takim Rreshter Majorin Komandues të Gardës Nacionale të Ajovës, Mattheë T. Strasser. Sipas njoftimit zyrtar, në...

Më shumëDetails

Këta janë emrat e propozuar nga LVV, PDK, LDK dhe AAK për anëtarë të KQZ-së

KQZ mblidhet sot prej orës 17:00, në rend dite miratimi i komisionit për vlerësimin e fletëvotimeve
18/03/2026 - 12:09

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë dorëzuar te Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

Më shumëDetails

Një muaj paraburgim për dy prindërit e 5 vjeçarit në Lipjan, ja për çfarë veprash penale akuzohen

Kërkohej nga INTERPOLI, arrestohet nga FAST-i i Policisë së Kosovës
18/03/2026 - 12:02

Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin...

Më shumëDetails

Bora bllokon pikën kufitare Kullë-Rozhajë

Bora bllokon pikën kufitare Kullë-Rozhajë
18/03/2026 - 11:40

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga për në pikëkalimin kufitar Kullë-Rozhajë dhe asnasjelltas, është e pakalueshme për të gjitha llojet e automjeteve. Sipas QKMK, kjo...

Më shumëDetails

Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt
18/03/2026 - 11:40

Në Skenderaj është përuruar stacioni i ri i autobusëve, një projekt ky modern që do të rregulloj përfundimisht funksionin e linjave të autobusëve dhe do t'iu shërbej qytetarëve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    213 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë