Kandidati i LDK-së për deputet, Xhafer Tahiri ka thënë se besimi i qytetarëve për partinë që bënë pjesë ai është rikthyer.
Tahiri tha se për këtë janë mirënjohës dhe do të punojnë drejt, mbarë që të sjellin siç tha ai ndryshime pozitive dhe të domosdoshme në Kosovë.
“Çdo ditë takojë me qindra qytetarë që thonë se para katër vitesh kemi votuar ndryshe, por kemi parë që ka qenë gabim dhe nuk kemi parë asnjë realizim të atyre premtimeve që janë dhënë. Prandaj kanë kthyer shpresën dhe voton nga LDK-ja dhe për këtë jam mirënjohës dhe falënderues edhe unë edhe kryetari, Adixhiku dhe secili në LDK. Jemi mirënjohës që qytetarët po e rikthejnë besimin të LDK-ja…që të punojmë drejt, mbarë dhe të sjellim ndryshime pozitive të domosdoshme në Kosovë”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Tutje, ai tha se më 9 shkurt presin që fitorja të jetë e LDK-së.
Më tej, Tahiri tha se “britmat” e kryeministrit, Albin Kurti në fushatë elektorale janë tregues që ai po e sheh që mbështetja ndaj tij çdo ditë e me tepër po zbehet.
“Më 9 shkurt fitorja presim që të jetë e LDK-së dhe për ketë çdo ditë që po i afrohemi kësaj date po na konfirmohet edhe më shumë. Në fakt edhe këto britmat e Kurtit që po shohim në fushatë elektorale janë tregues që ai po e sheh që mbështetja për të çdo ditë po zbehet dhe po venitet për shkak të mungesës së rezultateve dhe përkeqësimit të jetës së qytetarëve të Kosovës me qeverisjen e tij”, ka thënë ai.