Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në dialigun me Serbinë në Bruksel, ka komentuar zhvillimet politike në Shqipëri.
Tahiri e ka quajtur protestën e PD-së në Tiranë si “masovike”, ndërsa reagimin e Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, si “fyes”.
Në statusin e saj, Tahiri ka cituar edhe Sokratin, filozof i njohur.
“E shikova protesten masovike te opozites ne Tirane, ndersa lexova reagimin fyes te Rames – Kur debati humbet, fyerja behet mjet i humbesit, thoshte Sokrati” – ka shkruar Tahiri.












