Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tahiri: Është një puç që po i instalohet Kosovës përmes një papërgjegjësie të plotë politike

04/03/2026 - 16:18
në Lajme
A A
Tahiri: Është një puç që po i instalohet Kosovës përmes një papërgjegjësie të plotë politike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefi i GP të AKK-së Besnik Tahiri, ka thënë se VV-ja me çështjen e presidentit është duke krijuar një krizë të cilën me vetëdije apo pa vetëdije, dëshirojnë ta dërgojë vendin në zgjedhje,

“Fillimisht, ora është tash 3 e 25, ende asnjë grup parlamentar nuk ka marrë asnjë informacion se a do të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit, përderisa kanë mbetur edhe një ditë. Qytetarët e Kosovës duhet ta dinë se përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit fillimisht i takon partisë parlamentare që i ka fituar 51 për qind. Për këtë 51 për qindësh, për këto 66 vota e ka marrë qeverinë me 19 ministri dhe ata janë tash në punë. Nuk i ka 80 vota me bë presidentin dhe në mungesë të 80 votave, nuk ka ndodhë një proces politik për të zgjedhur një kandidat konsensual”, tha ai.

Ai pati kritika edhe për gjithçka që ka dalë nga bisedimet e takimeve që Kurti zhvilloi me Hamzën dhe Abdixhikun, duke thënë se para mediave kishte deklarata të ndryshme nga secili vec e vec.

“Pse s’ka ndodh? Ne kemi ditë kur është afati i fundit kohor. Dhe nuk ka ndodhë asnjë tryezë politike serioze për me e diskutuar profilin e një kandidati potencial për president konsensual, për vendosjen e emrave të subjekteve politike dhe pastaj për dakordimin e dy apo tre emrave të cilat kanë mujtë me shku në votim. Kjo nuk ka ndodh. Kanë ndodh disa takime që kanë qenë siç e keni parë një-me-një, në mënyrë jo transparente, pa llogaridhënie politike. Diskutimi dhe prezantimi para mediave ka qenë i ndryshëm i Kryeministrit Kurti, i liderëve të partive që kanë folë, dhe sot jemi në një krizë serioze të shtetit të Kosovës”, tha ai.

Ai madje tha se dërgimi në zgjedhje, po bëhet me vetëdije apo pa vetëdije të LVV-së.

“Një krizë të cilën me vetëdije apo pa vetëdije, shumica parlamentare don ta dërgojë vendin në zgjedhje. Ky eksperimentim nuk është duke ardhur vetëm si rezultat i një qëndrimi politik, por i një eksperimentimi të skajshëm të afateve kohore, të cilat ne si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës i kemi adresuar me 21 janar në një letër që i kemi dërguar kryetarit të PDK-së dhe kryetarit të LDK-së, ku kemi paraparë një situatë ku do të diktohet një agjendë dhe ku do të vijmë në një situatë që kemi ardhur sot”, tha ai.

“Mungesa e procesit politik për t’i dhënë Kosovës një president apo presidente i faturohet vetëm një identiteti, vetëm një partie politike. Ajo është partia që i ka fitu zgjedhjet, që edhe deri sa po flasim nuk e ka vendosë një emër, nuk e ka vendosë një numër të kandidatëve, po rri e mban në amulli një shtet, një Kosovë. Kudo që të ecim në rrugë, sa herë që të vij unë si kryetar i grupit parlamentar këndej, pyetja e parë që e kam: “Allahile Besnik, çka po bëhet?”. E unë po ju them çka po bëhet. Është një puç që po i instalohet Kosovës përmes një papërgjegjësie të plotë politike, të një shumicë parlamentare e cila synimin e vetëm e ka që të zaptojë institucionin e Presidentit të Kosovës dhe në tri institucione të mos ketë llogaridhënie por llogaridhënia të jetë në një vend, në një parit. Kjo situatë duhet të tejkalohet por sic shihet nuk ka vullnet. Kjo situatë duhet të tejkalohet, por siç shihet nuk ka vullnet dhe shihet se do të vihet në një situatë ku tendencat janë të qarta, ku një mosmarrëveshje, një ngërç politik dëshiron të kthehet në një interpretim kushtetues, vetëm që të zvarritet procesi. Kjo duhet të ndalet, ky vend ka dhënë shumë për me ardh në këtë liri dhe shtetësi, kemi pasë shumë vuajtje dhe me ardh në këtë derexhe. AAK nuk ka qenë e përfshirë në konsultime, por gjithmonë kemi qenë të hapur të diskutojmë sesi të dalim nga kjo ”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Zyrtare: VV kandidon Glauk Konjufcën për President, e lë në lloç Vjosa Osmanin

Kurti pritet ta propozojë Konjufcën për president, refuzon Osmanin?
04/03/2026 - 17:04

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se ka vendosur që Glauk Konjufca të jetë kandidat për president të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur me një postim,...

Më shumëDetails

Sjellja e Kurtit me Osmanin, edhe Andi Bushati rreshtohet kundër Vetëvendosjes

Sjellja e Kurtit me Osmanin, edhe Andi Bushati rreshtohet kundër Vetëvendosjes
04/03/2026 - 16:59

Gazetari nga Tirana, Andi Bushati, një kritik i rreptë i regjimit të Edi Ramës por edhe një përkrahës i qeverisë së Albin Kurtit, si rrallëherë e ka kundërshtuar...

Më shumëDetails

Me kërkesë të VV’së caktohet seanca për Presidentin, në këtë orë mbahet?

Edhe propozimi i gjashtë i Listës Serbe, Branislav Nikoliq, dështon të zgjidhet nënkryetar!
04/03/2026 - 16:52

Me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje lidhur...

Më shumëDetails

Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president

Arsim Bajrami vihet në dispozicion për President, u shkruan letër katër liderëve partiakë
04/03/2026 - 16:41

Profesori universitar, Arsim Bajrami nuk do të jetë kandidat për të parin e shtetit. Kjo është bërë e ditur nga vetë Bajrami përmes një postimi në rrjetin social...

Më shumëDetails

Enver Hasani: Deputetët s’kanë obligim të qëndrojnë në sallë për presidentin, Kurti po synon kapjen e këtij posti

Letra e aleatëve se nuk do takojnë Kurtin në zyre, Hasani: Kjo tregon që nuk je kryeministër, por je uzurpator
04/03/2026 - 16:07

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se deputetët e opozitës nuk e kanë detyrim që të marrin pjesë në votimin për presidentin. Ai ka thënë se...

Më shumëDetails

Lushtaku: Kemi qenë me zëmër nëse është dikush nga familja Jashari, për Andinin s’kemi votë, është në LVV

Lushtaku: Kemi qenë me zëmër nëse është dikush nga familja Jashari, për Andinin s’kemi votë, është në LVV
04/03/2026 - 15:39

Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj partie, ka thënë se me zemër kanë qenë që të votojnë për president një emër që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjykata ndryshon kushtet e lirimit me kusht për Smakajn, Kilajn, Fazliun e Kuçin

    Gjykata ndryshon kushtet e lirimit me kusht për Smakajn, Kilajn, Fazliun e Kuçin

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Sot pritet të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit, këto janë oraret e mundshme

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • “E treta e vërteta”, a u arrit ujdia mes Kurtit e Abdixhikut?

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • TehnoBurimi shpallë konkurs për 5 shoferë me përvojë pune

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19
  • Zhvillime të reja: LDK po shqyrton mundësinë që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës nëse shkojmë në zgjedhje

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë