Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës i cili në rezultatet e djeshme të KQZ-së doli i pari në garë falënderoi mitrovicasit për përkrahjen.
Ai tha se së bashku, pa dallime, do ecin bashkë drejt fitores së tyre të plotë!
Postimi:
Mitrovicë 💚
Jam thellësisht mirënjohës për fushatën dinjitoze, përbashkuese dhe me plot vlera, ashtu siç e meriton Mitrovica.
Faleminderit nga zemra për mbështetjen e madhe!
Së bashku, pa dallime, ecim bashkë drejt fitores tonë të plotë!
Mirënjohës përjetë për besimin tuaj!
Ariani