Abelard Tahiri i Partisë Demokratike të Kosovës në një adresim për gazetarë para Gjykatës Kushtetuese ku e dërguan lëndën për anulim të vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ndaj 1 mijë e 300 bizneseve për të ashtuquajturin “treg të lirë”, tha se njerëz të afërm me kryeministrin kanë depërtuar mu në këtë treg.
“Tashmë është e qartë sepse kur flas për njerëz të afërm me kryeministrit, është shefi i stafit të kryeministrit, kompania që ai e ka themelu është kompani që sapo është licensu për shitblerje të energjisë”, tha Tahiri.
“Dëgjo, kjo është argument për prokurorinë se kemi të bëjmë me agjendë kriminale. Ndërsa kur flas që nuk ka treg të lirë, flas që vet ZRRE në një raport të vet 2 muaj parqa se të merret ky vendim thotë vet që nuk ka kushte për liberalizim të treg, edhe Autoriteti i Konkurrencës thotë që nuk ka kuzshte për treg të lirl. Edhe në aspektin juridik besoj që kemi argumentuar jashtëzakonisht mirë…që ky vendim të mos implementohet”.