Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tahiri kërkon reformë zgjedhore: Balotazhi s’i shërbeu askujt, dalja në zgjedhje s’është reale

10/11/2025 - 17:43
në Lajme
A A
Tahiri kërkon reformë zgjedhore: Balotazhi s’i shërbeu askujt, dalja në zgjedhje s’është reale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar reformë zgjedhore, sepse sipas tij, balotazhi nuk i shërben askujt.

Ai gjithashtu tha se dalja në zgjedhje nuk është reale dhe u shpreh se vetëm në Obiliq ka pasur ndryshim mes të parit dhe të dytit ndërmjet dy raundeve.

“E para: Balotazhi nuk i shërben askujt, nga 18 komuna në garë, vetëm në një komunë, Obiliq, ka pasur ndryshim mes të parit dhe të dytit ndërmjet dy raundeve”.

“E dyta: Dalja në zgjedhje nuk është aspak reale, nëse e krahasojmë me të dhënat e regjistrimit të popullsisë, del se pjesëmarrja “reale” është mbi 90%. Kjo, përveç efektit në vlerësimin e legjitimitetit, po pengon edhe funksionimin e mekanizmave të demokracisë së drejtpërdrejtë”.

“E treta: Nuk mund të shmanget parimi bazë i demokracisë, shumica prej 50% + 1 votë, por ekzistojnë sisteme si ai preferencial, që e shmangin balotazhin dhe pasqyrojnë më mirë vullnetin e qytetarëve.

“E katërta: Lista e kandidatëve për kuvendet komunale, nga bartësi e deri te kufizimi “një person, një votë”, nuk i përgjigjet më sistemit aktual. Bartësi, si rezultat që po shkakton probleme, po duplifikohet nga kandidati për kryetar, ndërsa modeli me një listë po çon në ndryshime radikale, por jo domosdoshmërisht në rritje të cilësisë”, shkroi ai.

Tahiri gjithashtu tha se është edukimi i votuesve ai që sipas tij, mbetet problematik, përcjell Klankosova.tv.

“E fundit: Edukimi i votuesve mbetet problematik, numri i votave të pavlefshme në mesatare komunale është rreth 9% e listës së votuesve, që në realitet përfaqëson mbi 20% të trupës reale elektorale, një shifër shqetësuese”.

“Kjo e fundit domosdoshmërisht reflekton edhe në nevojën për debat serioz mbi çdo propozim për sistem të ri, si ai preferencial apo çdo formë tjetër reformimi zgjedhor. Kjo është çka kam thënë tetë vite më pare”, u shpreh ai./Klankosova.tv

JU REKOMANDOJMË

Deklaratat ndaj Gonzatos, Sali Berisha përjashtohet 10 ditë nga Parlamenti
Lajme

Deklaratat ndaj Gonzatos, Sali Berisha përjashtohet 10 ditë nga Parlamenti

10/11/2025 - 18:46
Çitaku citon Hillin: I vetmi njeri që më ka thënë se Thaçi po i thyen ligjet ishte Milosheviqi
Lajme

Çitaku citon Hillin: I vetmi njeri që më ka thënë se Thaçi po i thyen ligjet ishte Milosheviqi

10/11/2025 - 18:43
Maliqi: Gara në Mitrovicë ishte “Tahiri-Kurti”
Kryesore

Maliqi: Gara në Mitrovicë ishte “Tahiri-Kurti”

10/11/2025 - 18:32
Kica-Xhelili: Ju që s’e pranoni triumfin e LDK-së, shërojeni këtë mllef e vner se s’ju bënë nder
Lajme

Kica-Xhelili: Ju që s’e pranoni triumfin e LDK-së, shërojeni këtë mllef e vner se s’ju bënë nder

10/11/2025 - 18:27
Ymeri: Surprizë ishte Obiliqi dhe Mitrovica, pritej fitore e Arian Tahirit për shkak të fushatës dhe propozimeve të tij
Lajme

Ymeri: Surprizë ishte Obiliqi dhe Mitrovica, pritej fitore e Arian Tahirit për shkak të fushatës dhe propozimeve të tij

10/11/2025 - 18:17
Ish-deputeti i VV’së: Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve lokale, fitoi e vetme përballë të gjithëve
Lajme

Ish-deputeti i VV’së: Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve lokale, fitoi e vetme përballë të gjithëve

10/11/2025 - 18:12

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A do ta votojë Konjufcën për kryeministër? flet Nait Hasani

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Për shkak të debatit me Sadri Ramabajën, momenti kur Visar Ymeri largohet nga studio e “Debat Plus

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Ky është numëri i votave që siguroi Rama përballë Çekut

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Arian Tahiri: Faleminderit Mitrovicë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Exit-Polli i Klan Kosovës, Kelmendi jep detaje: Ka komuna që janë mbyllur, por ka komuna ku do të vlejë secila votë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë