Ish deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar në lidhje me seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se kjo seancë është shembulli më i qartë se “kur vendi qeveriset pa përgjegjësi, Kushtetuta dhe ligji mbesin vetëm në letër”
“Si mund të merren vendime kaq të rëndësishme kur vendi nuk ka qeveri legale dhe Kuvendi nuk ka shumicë funksionale? Si mund të pretendohet shumicë e kualifikuar për ratifikime ndërkombëtare, kur mungon edhe shumica e thjeshtë? Kjo nuk është kulturë parlamentare, por imitim i saj, që hap rrugën e autokracisë. Udha e mbarë, deri ku t’ju shkojë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Reagimi i plotë:
Kur vendi qeveriset pa përgjegjësi, Kushtetuta dhe ligji mbesin vetëm në letër. Shembulli më i qartë është seanca e sotme e Kuvendit, që sapo nisi, ku në vend të votimit të Qeverisë, po tentohet futja në rend dite e buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.
Si mund të merren vendime kaq të rëndësishme kur vendi nuk ka qeveri legale dhe Kuvendi nuk ka shumicë funksionale?
Si mund të pretendohet shumicë e kualifikuar për ratifikime ndërkombëtare, kur mungon edhe shumica e thjeshtë?
Kjo nuk është kulturë parlamentare, por imitim i saj, që hap rrugën e autokracisë.
Udha e mbarë, deri ku t’ju shkojë!














