Kandidati i AAK-së për deputet, Besnik Tahiri, ka komentuar gjuhën e kandidatit të VV-së për kryeministër, Albin Kurti, gjatë fushatës zgjedhore.
Tahiri tha se gjuha e Kurtit, sidomos në tetë ditët e para të fushatës është goditja më e madhe që iu është bërë njerëzve që kanë qenë jopolitikë.
“Ai çka bëri është se e tradhtoi besimin e qytetarëve jopolitikë, të të rinjve, të njerëzve që janë në sektorin publik e në sektorin privat, duke e përdorur një gjuhë që s’i ka hije të flitet as në një zonë të thellë rurale, e as të një udhëheqësi që shtiret se është i mençur.Është konfirmuar se Albin Kurti, është ai kryeministër i cili e fsheh paditurin e tij, pazotësinë e tij, jo kompetencën, me një oratori totalisht jo përmbajtjesore. Oratoria e tij politike në fushatë është jopolitike, jo programore, është ofenduese e së pari është ofenduese për të si kryeministër, pasi po e ofendon secilin votues”, tha Tahiri në Klan Kosova.
Më tej, Tahiri tha se Kurtin e ka kapur panik dhe një mosbesim, pasi sipas tij, fjalimet e tij në fushatë tregojnë panikun, friken dhe humbjen që po i vjen.
“Atë e ka kapur një panik, një mosbesim dhe kur del në skenë, duke bërë hajgare me ato letrat ‘Vetëvendosje, Vetëvendosje’, kjo tregon panikun, frikën dhe humbjen që po i vjen”, tha ai./Indeksonline/