Kandidati i Vushtrrisë për kryetar komune, Xhafer Tahiri, ka publikuar një video me disa punëtorë të ndërmarrjes lokale “Perparimi” përkrah tij, duke thënë se vendimi i parë si kryetar komune do të jetë rritja për 30% e pagave për të gjithë punëtorët e kësaj kompanie.
Ai po ashtu është zotuar se do të bëjë nivelizimin e pagave për punëtorët e sigurimit në të gjitha shkollat.
Postimi i Xhafer Tahiri:
Mirëmbrëma nga Vushtrria.
Vendimi im i parë si Kryetar i Vushtrrisë do të jetë rritja për 30% e pagave për të gjithë punëtorët e Përparimit.
Nivelizimi i pagave për punëtorët e sigurimit në të gjitha shkollat.
Lirimi nga taksa e mebturinave i punëtorëve të Përparimit!
Vushtrria qysh Ju e doni, bëhet e pastërt edhe për shkak të punës së këtyre punëtorëve.
Urime!