Tahiri ka reaguar ndaj mënyrës së zhvillimit të takimeve të kryeministrit Albin Kurti me kreun e PDK dhe LDK, për çështjen e presidentit, duke i cilësuar ato si proces të mbyllur, pa transparencë dhe me prirje për manipulim politik.
Sipas tij, pozicioni aktual i Kurtit është i qartë dhe, në mungesë të një diskutimi të hapur e të përbashkët mes partive opozitare, ai po tenton të bartë përgjegjësinë dhe fajin tek opozita.
“Deri sa po flasim sot këtu, jemi në mes të ditës të kësaj të premte, Kosova është zgjedhje. Për shkak se shihet qartë që pozicioni aktual i kryeminstrit Kurti është i thjeshtë, ai dëshiron që ta bartë përgjegjësinë, fajin tek partitë opozitare në mungesë të një diskutimi të hapur, trasnparent të përbashkët, brenda partive opozitare, por në esencë ai cka ka bërë, është që ka ndërtu një proces të konsultimit me dy parti, me PDK dhe LDK. Proces ky që në historinë e Kosovës, nuk njihet që ka ndodhë ndonjëherë, të diskutohet për një politikë publike me dyer të mbyllura, në një takim një me një, pa transparencë dhe pa llogaridhënie politike me mundëësi të interpretimit të Kurtit ose të tjetrit ashtu sic don dhe të kontradiktohen para mediave”, vlerësoi ai.
Tahiri e cilësoi gjithë procesin si një “spektakël politik” të kthyer në kamuflazh nga ana e Kurtit.
Tutje ai vlerëson se një takim një me një, ndodh vetëm kur ka ndonjë marrëveshje të fshehtë apo kur duan të fshehin dicka nga publiku.
“Një takim një me një, ndodh kur ka një marrëveshje të fshehtë, kur ka dicka me fshehë nga publiku, një marrëveshje politike në mes partive poltike do të ndodhë vetëm atëherë kur afër është një zyrtar i partisë dhe dikush që merr shënime. Ajo cka kem pa ne, është kem pa një spektakël politik i cili është përkthy në një kamuflazhë nga Kurti”, tha ai.
Ai përmendi si shembull qëndrimet e ndryshme të shprehura pas takimit. Sipas tij, fillimisht kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se ekzistojnë dy opsione, një konsensus politik ose një marrëveshje politike dhe menjëherë pas tij, doli Kurti dhe tha se nuk ka marrëveshje politike.
“Qëndrimi i parë i Abdixhikut ishte, se janë dy opsione, opsioni i një konsensui politikë dhe i një marrëveshje politike, menjëherë pas tij doli Kurti dhe tha se nuk ka marrëveshje politike në mes të një partie me një parti tjetër por ka marrëveshje më të gjerë, pra 10 minuta pas përfundimit të takimit ndodhi kontradita. Ajo se cka ka ndodh është një spektakël, i cili përfundoi dhe jam i bindur që një spektakël i tillë do të tentohet të ndodh edhe ditët në vijim, pra në vikend”, përfundoi ai.















