Arian Tahiri, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, ka komentuar deklaratën e Albin Kurtit, i cili e quajti Tahirin “gomë rezervë”.
Tahiri në emisionin ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini iu është referuar vetës si “gomë origjinale” sepse ka ecur vetëm dhe ka hapur dyert e qytetarëve të Mitrovicës vetëm, shkruan Insajderi.
“Gomë rezervë nuk e di saktë çka e ka mendu. Unë kam qenë gomë origjinale, sepse kam ecë vetëm dhe veç me njerëz të Mitrovicës. Dyert e qytetarëve të Mitrovicës i kam hapë vetë, ndërsa kandidatit të tij ia ka hapë dyert ky, e ai u shku u ulë aty si gomë rezervë e tij. Ky është realiteti që ka ndodh në fushatë”, deklaroi Tahiri.













