Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Takimet e sotme në Bruksel, Petkoviq: Serbia insistoi për formimin e Asociacionit, Kosova pa përgjigje për draftin evropian

11/09/2025 - 20:39
në Kryesore, Lajme
A A
Takimet e sotme në Bruksel, Petkoviq: Serbia insistoi për formimin e Asociacionit, Kosova pa përgjigje për draftin evropian
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Takimi trepalësh i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, i ndërmjetësuar nga emisari special i BE’së, Peter Sorensen ka përfunduar sot në Bruksel.

Sipas medias serbe Rts, Petkoviq ka deklaruar se ka insistuar për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, por sipas tij, pala kosovare nuk ishte e interesuar për këtë.

Petkoviq shton se Bislimi nuk dha përgjigje lidhur me atë se a e pranon draft statusin evropian për Asociacionin.

“Nëse nuk ka Asociacion, lind pyetja e mbijetesës së popullit serb në Kosovë. Pra, për ne, kjo tani është një çështje humanitare sepse populli serb nuk mund ta durojë më gjithë terrorin që vuajnë nga policia e Kurtit dhe regjimi i Kurtit. Ia thashë hapur këtë z. Bislimit”, theksoi Petkoviq.

Tutje, kryenegociatori serb deklaroi se formimi i Asociacionit është parakusht për të vazhduar më tutje lidhur me dialogun.“Bashkësia e komunave serbe përfaqëson një kornizë për mbijetesën e popullit tonë dhe ne do të këmbëngulim në këtë. Ne thamë se parakusht për çdo arsye të mëtejshme në aspektin e hapave të mëtejshëm është të kemi atë asociacionin që kemi pritur për 12 vjet”, theksoi Petkoviq.

Ai theksoi se u diskutua edhe çështja e personave të zhdukur.“Ne e kemi deklaruar qartë se jemi absolutisht të përkushtuar për zgjidhjen e kësaj çështjeje, kryesisht për të mirën e familjeve që kanë pritur për më shumë se 20 vjet të vërtetën e plotë rreth vuajtjeve të të dashurve të tyre”, tha Petkoviq.

Ai theksoi se Serbia do t’i përgjigjet çdo thirrjeje nga Sorensen por duke shtuar se pala kosovare nuk është e gatshme për asnjë marrëveshje.“Por problemi është pala tjetër, e cila nuk është e gatshme për asnjë bisedë apo marrëveshje”, tha Petković.

Ai njoftoi se fillimisht pati takim me Sorensen, pasi delegacioni i Beogradit pati takim dypalësh me ekipin e Sorensen, dhe në fund pati bisedime të drejpërdrejta mes Kosovës dhe Serbisë.

JU REKOMANDOJMË

Limaj: Sjellja me arrogancë e Qeverisë Kurti ndaj partnerëve të Kosovës, po i bën dëme vendit
Kryesore

“Nuk është kryetar i Kuvendit tim”, Limaj kërkon urgjentisht shkarkimin e Dimal Bashës

11/09/2025 - 22:26
Haradinaj: Ministria e Bujqësisë me dashje bëri padrejtësi ndaj operatorëve që kanë mbi 100 hektarë vreshta, e drejta mbrohet me ligj
Lajme

“Nga Nexhat Daci te Dimal Basha, turpi i shoqërisë kosovare”/ Haradinaj: Me Bashën kryetar, Kurti tregoi sa e vlerëson Parlamentin

11/09/2025 - 22:20
Krasniqi: Kam mbijetuar armën më mizore të luftës, përdhunimin
Lajme

Krasniqi-Goodman pranon koment të tmerrshëm në Instagram, kërkon veprim nga autoritetet

11/09/2025 - 22:07
Maliqi: VV po demaskohet, Kurti po thotë “s’mi dhatë çelësat e shtëpisë me sundu vetë, unë ua kalli shtëpinë”
Lajme

Maliqi: VV po demaskohet, Kurti po thotë “s’mi dhatë çelësat e shtëpisë me sundu vetë, unë ua kalli shtëpinë”

11/09/2025 - 21:42
Bajrami: Gjykata Speciale duhet të shpallë UÇK-në të pafajshme
Lajme

Bajrami: Gjykata Speciale duhet të shpallë UÇK-në të pafajshme

11/09/2025 - 21:35
“Teshat te Valdrini, grimin te Sellma, kur shkon me Prindonin për SPA i qet krejt nga aty”, Berat Buzhala për privilegjet e Vjosa Osmanit
Lajme

“Teshat te Valdrini, grimin te Sellma, kur shkon me Prindonin për SPA i qet krejt nga aty”, Berat Buzhala për privilegjet e Vjosa Osmanit

11/09/2025 - 21:24

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “E pranoj që e kam mbytë, por s’e pranoj që e kam bërë me dashje”- Deklarimi i të akuzuarit Bleron Dibrani për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

    “E pranoj që e kam mbytë, por s’e pranoj që e kam bërë me dashje”- Deklarimi i të akuzuarit Bleron Dibrani për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Prindon Sadriu “kapet” me Flaka Surroin pasi ajo shkroi për xhipat e zinj e mbrojtjen e afërt – ai ia përmend “vilat e jashtëligjshme” në Brezovicë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Krasniqi-Goodman pranon koment të tmerrshëm në Instagram, kërkon veprim nga autoritetet

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Abdixhiku tregon se a do ta votojë LDK-ja Osmanin edhe për një mandat si presidente

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Interesant që ky budallallëk ka mbërri në Bruksel”, Bislimi i përgjigjet LDK-së pasi kundërshtuan pjesëmarrjen e tij në dialog

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë