Analisti Milazim Krasniqi e ka komentuar takimin historik të presidentit amerikan dhe atij rus dje në Alaskë të ShBA-së.
Ai ka vlerësuar se ky takim tregon se raportet ndërmjet shteteve të fuqishme kanë ndryshuar në mënyrë të paimagjinueshme.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se nëse ndalet lufta në Ukrainë, merita do të jetë e Trumpit.
“Disa raporte ndërmjet shteteve të fuqishme kanë ndryshuar në mënyrë të paimagjinueshme. Fjala vjen, SHBA po përpiqet ta nxjerrë Rusinë nga lufta në Ukrainë, ndërsa në të kaluarën ndodhte e kundërta: SHBA po edhe BRSS mundoheshin ta fusnin njëra tjetrën në luftëra e ta gozhdonin në to. Në fakt, kjo është qasja sui generis e Donalld Trampit. Nëse ka sukses, do të jetë meritë e tij personale, jo e ndonjë rendi të ri”, ka shkruar Krasniqi.