Në postim thuhet edhe se këto komunikime janë thelbësore për të nxitur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të forcuar bashkëpunimin në trajtimin e zhvillimeve të sigurisë dhe në ruajtjen e stabilitetit rajonal, si dhe, po ashtu, janë shkëmbyer pikëpamje ‘’për shumë tema me interes të përbashkët’’.
‘’ Gjeneralmajor Ulutaş mirëpriti gjithashtu njoftimin e fundit për një stërvitje të përbashkët NATO-Serbi, e cila do të mbahet në Serbi në muajin maj. KFOR-i nuk do të ketë asnjë rol në të. Kjo stërvitje do të zhvillohet në respekt të plotë të politikës së shpallur të Serbisë për neutralitet ushtarak’’, thuhet mes tjerash në njoftim.
Postimi:
Sot (14 mars 2026), Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua në Beograd me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Gjeneralin Milan Mojsilović.
Takimi ishte pjesë e komunikimeve të rregullta dhe transparente ndërmjet KFOR-it dhe Forcave të Armatosura të Serbisë, të cilat janë thelbësore për të nxitur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të forcuar bashkëpunimin në trajtimin e zhvillimeve të sigurisë dhe në ruajtjen e stabilitetit rajonal.
Gjatë takimit, ata shkëmbyen pikëpamje për shumë tema me interes të përbashkët. Gjeneralmajor Ulutaş e falënderoi Gjeneralin Mojsilović për mikpritjen dhe për diskutimin frytdhënës.
Gjeneralmajor Ulutaş mirëpriti gjithashtu njoftimin e fundit për një stërvitje të përbashkët NATO-Serbi, e cila do të mbahet në Serbi në muajin maj. KFOR-i nuk do të ketë asnjë rol në të. Kjo stërvitje do të zhvillohet në respekt të plotë të politikës së shpallur të Serbisë për neutralitet ushtarak.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes; në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.














