Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Takimi Kurti-Macron, ZKM njofton se është diskutuar për dialogun me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura

27/03/2026 - 18:56
në Lajme
A A
Takimi Kurti-Macron, ZKM njofton se është diskutuar për dialogun me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria ka dhënë detaje për takimin që kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka zhvilluar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron në Paris. Aty bëhet e ditur se gjatë takimit është theksuar roli pozitiv i vazhdueshëm i NATO-s në Kosovë, përkatësisht i KFOR-it, si dhe i misioneve të Bashkimit Evropian, përcjell Gazeta Express.

Po ashtu, njofton ZKM’ja, gjatë takimit është diskutuar edhe për integrimet e sigurinë në Evropë, ku, kryeministri ka theksuar se Kosova Kosova mbetet e harmonizuar plotësisht me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.

‘’ Kryeministri Kurti foli për sigurinë e Kosovës që para së gjithash është siguri e kufijve të saj, pastaj për ngritjen e kapaciteteve vendore mbrojtëse që po bëhet, raportet me fqinjin verior Serbinë ndërlidhur me procesin e dialogut në Bruksel dhe zbatimin e marrëveshjes për normalizim të plotë, pastaj për bashkëveprimin me aleatët veri-atlantikë dhe për sigurinë rajonale në Ballkan’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikata:

Kryeministri Kurti u prit në takim nga Presidenti Macron

Paris, 27 mars 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi vizitë dhe takim me drekë pune me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, i cili e mirëpriti në Pallatin Elize në Paris.

Presidenti Macron e uroi edhe njëherë Kryeministrin Kurti për rizgjedhjen dhe mandatin e ri në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti shprehu falënderimin për kontributin e vazhdueshëm të Francës ndaj Kosovës.

Në takim morën pjesë edhe Ministri Francez i Deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, si dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Mehdi Halimi, e Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Strasburg, Lulzim Hiseni.

U theksua roli pozitiv i vazhdueshëm i NATO-s në Kosovë, përkatësisht i KFOR-it, si dhe i misioneve të Bashkimit Evropian.

Në takim u diskutua për integrimet dhe sigurinë në Evropë. Kryeministri Kurti theksoi se Kosova mbetet e harmonizuar plotësisht me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Ai nënvizoi progresin në reformat e gjithanshme, me progres në 35 nga 38 fusha, siç e konstatoi edhe vetë Raporti i fundit i BE-së për vendin tonë, duke e renditur Kosovën ndër vendet më të suksesshme në rajon. Këtu, Kryeministri Kurti kërkoi mbështetjen e Francës për integrimin evropian të Kosovës dhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Kryeministri Kurti foli për sigurinë e Kosovës që para së gjithash është siguri e kufijve të saj, pastaj për ngritjen e kapaciteteve vendore mbrojtëse që po bëhet, raportet me fqinjin verior Serbinë ndërlidhur me procesin e dialogut në Bruksel dhe zbatimin e marrëveshjes për normalizim të plotë, pastaj për bashkëveprimin me aleatët veri-atlantikë dhe për sigurinë rajonale në Ballkan.

Gjithashtu, u bisedua për planet dhe investimet në edukim, si dhe organizimin e forumeve të reja të bizneseve Kosovë–Francë, pas atij të suksesshëm të mbajtur në muajin shkurt sivjet në Prishtinë. Në këtë kontekst, Lojërat Mesdhetare 2030 që do të mbahen në Kosovë janë thirrje për mbështetjen dhe angazhimin e Francës në përgatitjet për organizimin e tyre.

Takimi konfirmoi përkushtimin e ndërsjellë për thellimin e mëtejmë të partneritetit evropian e bilateral ndërmjet Kosovës dhe Francës.

JU REKOMANDOJMË

VV-ja në koalicion me PDK-në ose LDK-në? Molliqaj: Ka shumë gjasa me u zgjedhë presidenti

Raportimet se Sveçla e Peci kanë marrë veturat e Burdushit, Molliqaj: Kush i vozit, është i sërës së dytë
27/03/2026 - 19:50

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur në emisionin “DPT te Fidani” për mundësinë e një koalicioni të Lëvizja Vetëvendosje me PDK-në ose LDK-në për zgjedhjen e Presidentit...

Më shumëDetails

Ambasada amerikane uron Kosovën për fitoren historike ndaj Sllovakisë

Ambasada amerikane uron Kosovën për fitoren historike ndaj Sllovakisë
27/03/2026 - 19:19

Kosova ka arritur një fitore të jashtëzakonshme në futboll, duke mposhtur Sllovakinë me rezultat 3-4 në Bratislavë, pas një përmbysjeje spektakolare në një ndeshje plot dramë dhe emocione....

Më shumëDetails

FBI konfirmon se drejtori i saj ishte shënjestër e hakerëve: Asnjë informacion nuk u komprometua

FBI konfirmon se drejtori i saj ishte shënjestër e hakerëve: Asnjë informacion nuk u komprometua
27/03/2026 - 19:14

FBI ka konfirmuar se drejtori i saj ka qenë në shënjestër të hakërreve, dhe se asnjë informacion i ndjeshëm nuk është komprometuar. “Aktorë keqdashës” kanë shënjestruar emailin personal...

Më shumëDetails

Rubio: Lufta me Iranin do të përfundojë brenda javësh

Rubio: Lëvizjet e Izraelit për aneksimin e Bregut Perëndimor e rrezikojnë marrëveshjen për Gazën
27/03/2026 - 19:09

Sekretari i Shtetit amerikan, Marco Rubio, ka folur pas takimit të ministrave të jashtëm të G7 në Francë. “SHBA-të presin që operacioni në Iran të përfundojë brenda javësh,...

Më shumëDetails

Kurti takon Macron në Paris, kërkon mbështetje për integrimin evropian të Kosovës

Kurti takon Macron në Paris, kërkon mbështetje për integrimin evropian të Kosovës
27/03/2026 - 18:44

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi vizitë dhe takim me drekë pune me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, i cili e mirëpriti në Pallatin...

Më shumëDetails

Mblidhet grupi parlamentar i LDK-së, ky është qëndrimi i tyre për zgjedhjen e presidentit

Mblidhet grupi parlamentar i LDK-së, ky është qëndrimi i tyre për zgjedhjen e presidentit
27/03/2026 - 18:32

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot ka mbajtur një mbledhje për të diskutuar zhvillimet politike në vend, ku theks i veçantë ka qenë mbi ‘’rrjedhjen institucionale’’...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri, Gjykata bën rikonstruktimin e vendit të ngjarjes (VIDEO)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kushtrim Kokalla: Të dyja familjet Ademaj dhe Murseli e kanë ditur që Liridona e Naimi…

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • LAJMI I FUNDIT: Mësohet dita e saktë kur ekzekutohet paga e 13-të

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • VV nxjerr Adriana Matoshim për të goditur Vjosa Osmanin: Mas 34 dite ti veç s’ki me thanë sen, se…

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë