Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Takimi me Trump, Bullgaria do të lejojë fluturimin e Putinit për në Budapest

21/10/2025 - 08:54
në Lajme
A A
Takimi me Trump, Bullgaria do të lejojë fluturimin e Putinit për në Budapest

U.S. President Donald Trump and Russia's President Vladimir Putin shake hands as they meet in Helsinki, Finland July 16, 2018. REUTERS/Kevin Lamarque TPX IMAGES OF THE DAY - RC1C2F47BF60

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bullgaria, vend anëtar i BE-së, sinjalizoi se do të lejojë fluturimin e presidentit rus Vladimir Putin përmes hapësirës së saj ajrore drejt Budapestit, ku do të zvhillohet takimi me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

“Nëse bëhen përpjekje për arritjen e paqes, dhe nëse kushti për këtë është, që të ketë një takim, atëherë është logjike që të mundësohet zhvillimi i këtij takimi ashtu siç është e udhës”, është shprehur ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev, sipas një njoftimi të radios shtetërore në Sofje në kuadrin e takimit të këshillit të ministrave të BE-së në Luksemburg.

Një itinerar i mundshëm fluturimi nga Moska për në Budapest kalon mbi Detin e Zi, mbi Bullgari dhe Serbi. Hapësira ajrore e Bullgarisë si vend anëtar në BE pas fillimit të luftës sulmuese të Rusisë ndaj Ukrainës është e mbyllur për avionët rusë. Itinerare të tjera të mundshme janë në veri përmes Bjellorusisë dhe Polonisë ose Detit Baltik, Gjermanisë dhe Çekisë.

Lavrov dhe Rubio përgatisin takimin e presidentëve

Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe SHBA-së, Sergej Lavrov dhe Marco Rubio, kanë telefonuar për të përgatitur takimin e mundshëm të presidentëve lidhur me luftën në Ukrainë. Këtë e bënë të ditur Ministritë e Jashtme në Moskë dhe në Uashington. Sipas një njoftimi nga Moska janë biseduar hapa konkrete, për të vënë në jetë ato për çfarë është rënë dakord gjatë telefonatës të enjten (16.10.2025) e kaluar ndërmjet presidentëve Vladimir Putindhe Donald Trump.

Një zëdhënës i Rubios tha në Uashington, se qëllimi konkret është një “zgjidhje e qendrueshme për luftën ruso-ukrainase”, sikurse synon presidenti Trump. Pas telefonatës me Putinin, Trump deklaroi, se së shpejti do të takohet me kreun e Kremlinit në kryeqytetin hungarez, Budapest. Deri tani ende nuk është përcaktuar një datë. Paraprakisht është planifikuar një takim i ministrave të jashtëm, për të përgatitur samitin e dytë Trump-Putin.Të dy presidentët u takuan për herë të parë në mes të gushtit në shtetin federal të SHBA-së, Alaskë./DW/

JU REKOMANDOJMË

Patenta e re për shoferë në BE – Çfarë do të ndryshojë?
Lajme

Patenta e re për shoferë në BE – Çfarë do të ndryshojë?

21/10/2025 - 10:51
KQZ përmbyll numërimin e votave nga jashtë vendit, në proces është rinumërimi i 5 vendvotimeve dhe votat me kusht
Kryesore

KQZ përmbyll numërimin e votave nga jashtë vendit, në proces është rinumërimi i 5 vendvotimeve dhe votat me kusht

21/10/2025 - 10:43
Zyrtarizohet koalicioni, LDK e NISMA, bëhen bashkë në Fushë-Kosovë
Lajme

Zyrtarizohet koalicioni, LDK e NISMA, bëhen bashkë në Fushë-Kosovë

21/10/2025 - 10:29
Haga i refuzon dëshmitë e krimeve serbe në Kosovë: Janë të parëndësishme për rastin e krerëve të UÇK-së
Kryesore

Haga i refuzon dëshmitë e krimeve serbe në Kosovë: Janë të parëndësishme për rastin e krerëve të UÇK-së

21/10/2025 - 10:25
Trump për marrëveshje me Serbinë? Ish-ministri, Çollaku: Në Kosovë s’ka me kë të negociojë
Lajme

Çollaku: Krejt partitë politike deri të dielën hyjnë në negociata të fshehta për qeverinë

21/10/2025 - 10:16
Izraeli do të vendosë blloqe betoni çdo 200 metra për ta shënuar Vijën e Verdhë në Gaza
Lajme

Izraeli do të vendosë blloqe betoni çdo 200 metra për ta shënuar Vijën e Verdhë në Gaza

21/10/2025 - 10:00

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Xhafer Tahiri lidh koalicion “individual” me VV-në, Sekretariati i Lumir Abdixhikun e kundërshton (Foto/sms)

    Xhafer Tahiri lidh koalicion “individual” me VV-në, Sekretariati i Lumir Abdixhikun e kundërshton (Foto/sms)

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Skandal: Në qumështoren “Drena” të oligarkut Rrustem Rukolli gjendet kos i kontaminuar me bakterie të rrezikshme (Dokument)

    897 Shpërndaje
    Shpërndaje 359 Tweet 224
  • Përfundon numërimi i votave në Mitrovicë, ky është rezultati

    185 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Përfundon numërimi në Pejë, ky është rezultati

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Si mund të bëhet shumica në Kuvendin Komunal të Prishtinës? – Analisti i GAP: Kaq ulëse ka siguruar secila parti

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë