Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Takimi Osmani–Rama: Thellohet bashkëpunimi vëllazëror dhe koordinimi ndërkombëtar

16/02/2026 - 13:14
në Kryesore, Lajme
A A
Takimi Osmani–Rama: Thellohet bashkëpunimi vëllazëror dhe koordinimi ndërkombëtar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin diskutuan për marrëdhëniet ndërshtetërore dhe për zhvillimet rajonale.

Në fokus të takimit ishin, para së gjithash, koordinimi i ngushtë politik dhe institucional, si dhe përkushtimi i ndërsjellë për intensifikimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme, në funksion të avancimit të interesave të përbashkëta strategjike.

Të dy liderët theksuan rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm Kosovë–Shqipëri si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, si dhe rolin konstruktiv të të dyja shteteve në nisma ndërkombëtare që promovojnë paqen dhe bashkëpunimin.

Displaying Presidentja Osmani priti në takim Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama-3.jpg
Gjatë takimit u diskutua edhe për bashkëpunimin në kuadër të Bordit të Paqes, duke u theksuar rëndësia e angazhimit të përbashkët në iniciativa globale që promovojnë dialogun, sigurinë dhe vlerat demokratike. Në këtë kontekst, u nënvizua se Kosova dhe Shqipëria janë të nderuara me ftesën nga Presidenti Donald Trump në Bordin e Paqes, si dëshmi e respektit dhe partneritetit me aleatët strategjikë.

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Rama riafirmuan vullnetin e tyre për thellimin e bashkëpunimit vëllazëror ndërmjet dy shteteve, duke vënë theksin në partneritetin ekonomik, zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe krijimin e mundësive konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në afrimin dhe mirëqenien e qytetarëve të të dy vendeve.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani përgëzoi Kryeministrin Rama për progresin në rrugën drejt Bashkimi Evropian, duke e cilësuar këtë si një dëshmi të angazhimit të qartë evropian të Shqipërisë dhe si një zhvillim që forcon perspektivën evropiane të gjithë rajonit.

Në përmbyllje të takimit, Kryeministri Rama e uroi Presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës për 18-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke rikonfirmuar mbështetjen e plotë dhe të palëkundur të Republikës së Shqipërisë për shtetin e Kosovës dhe të ardhmen euroatlantike.

JU REKOMANDOJMË

Gruda thotë se ka edhe “shkelje kushtetuese” në Buxhetin e propozuar për 2026: “Ndërrojeni Nenin 31”

Gruda i PDK-së: S’ka asnjë ndryshim të pozicionit
16/02/2026 - 14:13

Përparim Gruda i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se në Nenin 31 në Projektbuxhetin 2026 ka dispozitë antikushtetuese dhe i ka kërkuar Ministrit të Financave, Hekuran Muratit,...

Më shumëDetails

Osmani: Në Hagë po gjykohen padrejtësisht edhe proceset tona jetike, liria, pavarësia

“Pse është atraktive për ju të strehoni kriminelët tanë?”, gazetarët danezë e pyesin Osmanin për marrëveshjen me të burgosur
16/02/2026 - 13:37

Presidentja Vjosa Osmani tha se “UÇK-ja është ideali më i fuqishëm i ndërtuar nga shqiptarët ndër shekuj”. Ajo tha në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit...

Më shumëDetails

Maqedonci i përgjigjet gjeneralit serb: FSK nuk është kërcënim për komunitetin serb

Maqedonci për ushtarin që nuk u kthye nga Amerika: Është larguar menjëherë nga FSK, kemi kontakte me autoritetet atje për kthimin e tij
16/02/2026 - 12:54

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, reagoi pas deklaratave të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjeneralit Mojsiloviq, i cili tentoi ta paraqesë Forcën e Sigurisë...

Më shumëDetails

Aktakuzë për tentim vrasje të rëndë në Vushtrri, ku u plagos një e mitur

Aktakuzë për tentim vrasje të rëndë në Vushtrri, ku u plagos një e mitur
16/02/2026 - 12:49

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj të pandehurit me inicialet Sh.B., për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë”, “Mbajtja në...

Më shumëDetails

Buxheti 2026, Bajrami: Mereni me mend, Hekuran Murati këtu i ka dhënë vetes diskrecione thuase është mbret

Bajrami për rastin e Klan Kosovës: Për cilën Kushtetutë e kanë fjalën “patriotët”, atë që e shkeli Nagavci e Haxhiu?
16/02/2026 - 12:19

Hykmete Bajrami e Lidhjes Demokratike të Kosovës në seancën e jashtëzakonshme ku po shkon në lexim të parë Projektbuxheti për 2026, lexoi disa pjesë të tektit ku tha...

Më shumëDetails

Nis takimi mes Ramës dhe Osmanit, thellim i bashkëpunimit Shqipëri–Kosovë

Nis takimi mes Ramës dhe Osmanit, thellim i bashkëpunimit Shqipëri–Kosovë
16/02/2026 - 12:13

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në takim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Më pas, ai do të zhvillojë një takim edhe me Kryeministrin e Kosovës,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Akuzohej se i dha borxh me fajde Afrim Muçiqit në shumën 70 mijë euro, dënohet me 1 mijë e 700 euro gjobë pas rikualifikimit të veprës penale

    Akuzohej se i dha borxh me fajde Afrim Muçiqit në shumën 70 mijë euro, dënohet me 1 mijë e 700 euro gjobë pas rikualifikimit të veprës penale

    193 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Skandaloze: Gazetarja mitrovicase që përcolli Banjskën dhe rrezikoi jetën e saj përjashtohet nga puna pasi guxoi t’i bëjë pyetje Kurtit dhe të protestojë për paga

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Pamje nga momenti emocionues i ribashkimit të dajës me vajzën që u nxor nga Siria pas 12 vitesh

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • A po mbyllen institucionet e fundit serbe në Kosovë?

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Marrëveshja e Ohrit, Kurti: Duhet të na dorëohet Radojçiqi, të nënshkruhet marrëveshja dhe të tërhiqet letra e Brnabiqit

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë