Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Takimi te Presidentja dhe mbledhja e VV’së për mandatarin, Abdixhiku i reagon Kurtit: Zvarritje për thellim të krizës

04/11/2025 - 12:50
në Lajme
A A
Abdixhiku në dyvjetorin e Banjskës: Afrim Bunjaku dëshmoi se shërbimi ndaj atdheut është mbi çdo gjë personale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve për formimin e qeverisë së re, duke i cilësuar ato si “shfaqje teatrale të mandatarëve pa numra, pa shumicë dhe pa legjitimitet demokratik”.

Në një reagim të tij, Abdixhiku tha se Republika nuk duhet të trajtohet si material loje për llogaritje elektorale, por si vlerë që qëndron mbi çdo interes partiak.

“Shqyrtoni qytetarët në sy dhe tregojuni se nuk ka shumicë. Çdo parti shqiptare ka dhënë verdiktin e saj politik, tashmë të deponuar në Presidencë. Sot, matematikisht dhe politikisht, nuk ka mundësi për shumicë,” – theksoi ai.

Kreu i LDK-së kritikoi ashpër zvarritjet politike dhe shtyrjet pa fund të proceseve institucionale, duke paralajmëruar se ato vetëm thellojnë krizën dhe se për këtë “do të mbahet përgjegjësi politike”.

“Pse gjithë ky zell për lojëra pa dinjitet minimal politik? A nuk mjaftojnë tetë muaj vonesë në shtetin më të varfër të kontinentit për t’i shtuar vonesa të reja? A është qëndrimi në pushtet pa legjitimitet një vlerë e re politike?”, – pyeti Abdixhiku.

Ai gjithashtu shprehu besimin se Presidentja e Republikës do të veprojë në përputhje me vullnetin politik të shumicës shqiptare.

“Ky vullnet i është dorëzuar Presidentes javën e kaluar, hapur dhe qartë. Dua të besoj se ajo do të deklarojë të vetmen gjë të logjikshme: fatkeqësisht, në këtë Kuvend nuk ka shumicë parlamentare, dhe asnjë mbledhje partie nuk mund ta ndryshojë këtë fakt,” – përfundoi Abdixhiku.

JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT: Dyshohet se grupe serbe kanë ndërhyrë në rrjetin e Policisë së Kosovës në Jarinjë
Lajme

LAJMI I FUNDIT: Dyshohet se grupe serbe kanë ndërhyrë në rrjetin e Policisë së Kosovës në Jarinjë

04/11/2025 - 16:06
Murati: Kushtetuta jo rastësisht e parasheh edhe mundësinë e mandatarit të dytë për formim të qeverisë, në rast se dështon i pari
Lajme

Murati: Kushtetuta jo rastësisht e parasheh edhe mundësinë e mandatarit të dytë për formim të qeverisë, në rast se dështon i pari

04/11/2025 - 16:02
Sot Dogana e Kosovës i prezanton lehtësirat e reja që i ka krijuar
Lajme

Dogana ndalon Botoxa dhe Fillera në kontrabandë

04/11/2025 - 15:53
Dugollit s’i treguan gjë për Konjufcën, mbrëmë thoshte se s’ka opsion tjetër përveç Kurtit për mandatar
Lajme

Dugollit s’i treguan gjë për Konjufcën, mbrëmë thoshte se s’ka opsion tjetër përveç Kurtit për mandatar

04/11/2025 - 15:52
Miratohet Raporti i Progresit: Vonesa në formimin e institucioneve, ngadalësoi progresin e Kosovës
Lajme

Miratohet Raporti i Progresit: Vonesa në formimin e institucioneve, ngadalësoi progresin e Kosovës

04/11/2025 - 15:40
Kos thotë se BE-ja do t’i heqë masat ndaj Kosovës sa më shpejt të jetë e mundur
Kryesore

Kos thotë se BE-ja do t’i heqë masat ndaj Kosovës sa më shpejt të jetë e mundur

04/11/2025 - 15:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arbresh: Grupi i Milan Radoiçiqit plagosi dhe rrëmbeu serbin në Leposaviq

    Arbresh: Grupi i Milan Radoiçiqit plagosi dhe rrëmbeu serbin në Leposaviq

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Lajmërohet pas disa muajsh Mefail Shkodra në arrati: Do të dorëzohem në Polici me djemtë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ish zv/ministri Radomiroviq thotë se ishte dëshmitar i rastit të rrëmbimit të serbit në kufi: “E bëri grupi i Milan Radoiçiqit”

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • LAJMI I FUNDIT: Kurti shkon në takim te Vjosa Osmani

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kurti cakton mandatar të ri për qeverinë? Raportohet se KP i VV’së mblidhet për të votuar

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë