Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Taksat e Trumpit, Kina ia zë vendin ShBA-së si partnerja më e madhe tregtare e Gjermanisë

22/10/2025 - 22:41
në Ekonomi, Lajme
A A
Taksat e Trumpit, Kina ia zë vendin ShBA-së si partnerja më e madhe tregtare e Gjermanisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kina ua zuri vendin Shteteve të Bashkuara si partnerja më e madhe tregtare e Gjermanisë në tetë muajt e parë të vitit 2025, duke e rimarrë pozitën e parë pasi taksat më të larta nga Uashingtoni ndikuan negativisht ndaj eksporteve gjermane matanë Atlantikut, sipas të dhënave preliminare të zyrës gjermane të statistikave.

Vlera e përgjithshme e importeve dhe eksporteve gjermane me Kinën e arriti shumën prej 163,4 miliardë eurosh nga janari deri në gusht, ndërsa tregtia me Shtetet e Bashkuara ishte 162,8 miliardë euro, sipas përllogaritjeve të agjencisë “Reuters”.

ShBA-ja ishte partnerja më e madhe tregtare e Gjermanisë më 2024, duke i dhënë fund një periudhe 8-vjeçare të mbizotërimit të Kinës në atë pozitë. Ndryshimi ndodhi në periudhën kur Berlini synonte që ta zvogëlonte varësinë nga Kina, duke i përmendur si arsye dallimet politike dhe duke e akuzuar Pekinin për praktika të padrejta.

Megjithatë, dinamikat tregtare ndryshuan përsëri këtë vit, me rikthimin e amerikanit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë e, bashkë me të, edhe taksat e reja.

Taksat kanë shkaktuar ulje të eksporteve gjermane në Shtetet e Bashkuara. Ato u pakësuan për 7,4 për qind në tetë muajt e parë të vitit në krahasim vitin 2024 – në 99,6 miliardë euro. Në gusht, eksportet në ShBA shënuan rënie për 23,5 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak, duke treguar se ky trend është duke u përshpejtuar.

“Nuk ka dyshim se politika e ShBA-së me taksat është një arsye e rëndësishme për rënien në shitje” – tha Dirk Jandura, kryetar i shoqatës për tregti të jashtme BGA.

Jandura tha se kërkesat e ShBA-së për mallrat klasike gjermane, si veturat, makineritë dhe produktet kimike, kanë shënuar rënie.

JU REKOMANDOJMË

Shala: Konventa e sotme ishte dëshmi se ekipi ynë ka vizion, seriozitet dhe profesionalizëm
Lajme

Shala: Konventa e sotme ishte dëshmi se ekipi ynë ka vizion, seriozitet dhe profesionalizëm

10/12/2025 - 22:05
KAH JE NIS? E degdisi PDK-në e Gjakovës në 5% para dy muajsh, tash Hajdar Beqa flet për fitore në gjithë Kosovën me 30%!
Lajme

KAH JE NIS? E degdisi PDK-në e Gjakovës në 5% para dy muajsh, tash Hajdar Beqa flet për fitore në gjithë Kosovën me 30%!

10/12/2025 - 21:49
Skandal/Kajtazi publikon e-mailet: Ja “sekretet” shtetërore të Rozeta Hajdarit
Kryesore

Skandal/Kajtazi publikon e-mailet: Ja “sekretet” shtetërore të Rozeta Hajdarit

10/12/2025 - 21:42
Fadil Geci merr mbështetje në Mitrovicë nga veprimtarë e aktivistë të LDK-së
Lajme

Fadil Geci merr mbështetje në Mitrovicë nga veprimtarë e aktivistë të LDK-së

10/12/2025 - 21:23
Isni Kilaj lirohet me kusht nga Gjykata Speciale
Lajme

Avokati Hodaj sqaron kushtet që Kilaj duhet të respektojë pas lirimit nga Specialja

10/12/2025 - 21:21
Trump rikthen dënimin me v*dekje në Uashington
Lajme

Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15%

10/12/2025 - 21:20

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Qeveria Kurti pritet të ekzekutojë para zgjedhjeve pagën e 13-të për punonjësit e shtetit

    Ekskluzive: Qeveria Kurti pritet të ekzekutojë para zgjedhjeve pagën e 13-të për punonjësit e shtetit

    448 Shpërndaje
    Shpërndaje 179 Tweet 112
  • Reagon me plotë mllef Hekuran Murati, thotë se paga e 13-të është paraparë vetëm për vitin e ardhshëm

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Analfabetizmi në aksion: Asamblistja e LDK-së në Prishtinë, Jeta Rafuna Hasani, nuk di ta shkruajë as emrin e vet pa gabime – synon të bëhet deputete

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Këta janë shefat e MKRS-së së Çekut që po e mbrojnë me heshtje skandalin e pagesës së Drejtorit nga FC Vushtrria

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Skandal/Kajtazi publikon e-mailet: Ja “sekretet” shtetërore të Rozeta Hajdarit

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë