Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Taksë për veturat që vijnë në Prishtinë nëse s’bëhet unaza, Rama: Kur kryeministri e bllokon, normal që qytetarët paguajnë

27/01/2026 - 14:37
në Lajme
A A
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dje në emisionin “Frontal” në T7, ka folur për Unazën e Kryeqytetit, e cila thotë se është projekt kyç për vendin. Në rast se ai nuk merr aprovim nga ana e ministrit Murati dhe kryeministrit Kurti, Rama paralajmëron taksë për qytetarët që hyjnë me vetura në Prishtinë. Kështu, ai parasheh që me paratë e taksës të paguhet Unaza në një periudhë prej 7 vitesh.

Përparim Rama do ta qeverisë komunën e Prishtinës deri në vitin 2029 pasi doli fitues në balotazhin e 9 nëntorit kundër Hajrulla Çekut të VV’së. Gjatë mandatit të parë ai pati shumë mospajtime me qeverinë për buxhet dhe projektin e Unazës së Kryeqytetit. Pasi fitoi mandatin e dytë dhe pritshmëritë që të ketë Qeveri Kurti 3 janë të mëdha, Rama i është drejtuar Kurtit me një letër publike.

Rama ka kërkuar nga Kurti që “menjëherë të zhbllokohen gjitha pengesat administrative dhe institucionale që po e pengojnë realizimin e Unazës së Prishtinës dhe të mundësojë fillimin e punimeve pa vonesa të mëtejshme”.

Ndërsa dje në emisionin “Frontal” të T7, Rama ka thënë se rreth 140 mijë vetura hyjnë në Prishtinë dhe shumica prej tyre nuk qëndrojnë brenda, por vetëm kalojnë nga njëra anë në tjetrën.

Prandaj, sipas tij, Unaza e Kryeqytetit është e rëndësishme për Kosovën dhe rajonin.

“Në bazë të matjeve tona 140 mijë makina hyjnë në kryeqytet brenda ditës, nga vende të ndryshme. Ky është një numër shumë i madh dhe shumica prej tyre vijnë nga njëra anë në anën tjetër, pra hyjnë brenda se s’kanë mundësi tjera. Unaza e kryeqytetet nuk është me rëndësi vetëm për kryeqytetin, por për Kosovën, është projekt ndërkombëtar dhe rajonin dhe si i tillë nuk është dashur të bllokohet tash e katër vite.”

Ai tha krejt çka duhet që bëjë qeveria është “një nënshkrim nga ministri i Financave me i leju Bankës Evropiane Zhvillimore për me u fut në fazën tjetër”.

Rama shtoi se 40 për qind e investimeve kanë qenë grand.

“Këtë nuk e ka nënshkru ministri Murati bashkë me kryeministrin sepse e kanë pasë edhe kërkesën nga drejtoresha e Infrastrukturës së EBRD’së prej Londrës që pyesin se për cfarë arsye është bllokuar dhe u janë përgjigjur që tash ka prioritete tjera.”

Ai tha se unaza e kryeqytetit është “projekti kyç më i rëndësishëm për vendin” dhe shtoi se janë duke shqyrtuar mundësinë që të vendoset një taksë për veturat që s’janë të qytetarëve

“Ne kemi bërë edhe analiza tjera. Jemi duke u përgatitur për konferencën për investitorë amerikanë dhe ndërkombëtarë në fund të muajit mars, ku janë dhënë mundësi që ky projekt të investohet nga sektori privat. Kemi paraparë, si rezultat edhe një taksë shtesë për makinat që s’janë të qytetarëve të kryeqytetit.”

Rama tha se rregullorja është gati dhe do ta dërgojnë në kuvend për miratim.

“Këtë taksë kemi propozuar që të jetë në fuqi derisa ta ndërtojmë unazën e kryeqytetin”, tha ai.

Rama tha se nëse vendoset taksa 1 euro, në ditë janë 100 mijë euro, ndërsa në vit 36.5 milionë euro në vit.

“Në një periudhë prej 7 viteve mundemi me pagu të gjithë unazën”, tha ai.

“Nëse një ministër si Hekuran Murati vendos me blloku një proces ku kemi 82.4 milionë falë dhe nuk e bën për inati, normal që qytetarët pagujnë. Edhe një kryeministër që nuk e shtyn këtë proces dhe e bllokon normal që qytetarët paguajnë. Të gjitha këto prjekte që i kanë blloku këta në kryeqytet nuk i paguaj unë, por qytetarët”, tha Rama. /GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Elezi sqaron ndryshimin e pozicionimit të kabinave të votimit
Lajme

Kur pritet të përfundojë rinumërimi i votave, tregon Elezi

27/01/2026 - 15:34
Lladrovci në Xhaminë Al-Aksa: U luta për ata që i japin zor me ligjërata koti dhe hajnat e votës
Lajme

Lladrovci në Xhaminë Al-Aksa: U luta për ata që i japin zor me ligjërata koti dhe hajnat e votës

27/01/2026 - 15:10
Kurti, Osmani e Basha nderojnë viktimat e Holokaustit në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore
Lajme

Kurti, Osmani e Basha nderojnë viktimat e Holokaustit në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore

27/01/2026 - 14:55
Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës për ryshfet, njëri u kap në flagrancë
Lajme

Si u kap në flagrancë zyrtari i Komunës së Prishtinës duke marrë ryshfet?

27/01/2026 - 14:00
Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot qeveria në detyrë
Kryesore

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merr dy vendime

27/01/2026 - 13:51
Komuna e Prishtinës thërret seancë të jashtëzakonshme për nesër
Kryesore

Pas arrestimit të tre zyrtarëve të Komunës, reagon kryetari Përparim Rama

27/01/2026 - 13:37

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Në Mitrovicën e veriut largohen nga puna tre punëtorë shqiptarë të punësuar gjatë qeverisjes së VV-së

    Në Mitrovicën e veriut largohen nga puna tre punëtorë shqiptarë të punësuar gjatë qeverisjes së VV-së

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Skandali me licencimin e “Fati Im”, Inspektorati: Bordi i MSh-së e licencoi kundërligjshëm, siguria e pacientëve dhe embrioneve e shpëtuan nga mbyllja (Dokument)

    554 Shpërndaje
    Shpërndaje 222 Tweet 139
  • Qeveria në detyrë mban mbledhje, merr dy vendime

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Paga mbi 1 mijë euro: Këta janë sektorët më të paguar në Kosovë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë dy zyrtarët e arrestuar në Prishtinë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë