Mirëpo talentin e tyre të vallëzimit e kanë bërë aty ku Kosova do të duhej të prezantohej më denjësisht, në Davos të Zvicrës ku është duke u mbajtur orumi Ekonomik Botëror.
Për herë të parë në këtë forum është hapur edhe Shtëpia e Kosovës – hapësirë në të cilën do të duhej prezantuar arti, talenti, trashëgimia kulturore dhe potenciali ekonomik.
Krejt këto, Lëvizja Vetëvendosje i ka lënë anash për pak minuta vallëzim nën ritmin e tallavasë, që me gjasë edhe është prezantuar nga përfaqësuesit e Kosovës në Davos.
Në një video, shihet këshilltari i Kurtit Tienmu Ma teksa e “kallë” atmosferën bashkë me përfaqësues të tjerë shtetëror në Davos. Në këtë video shihet edhe Luan Dalipi, shef i kabinetit të Kurtit.
Kjo ngjarje ka ndodhur vetëm një ditë pasi është raportuar se Kurti për pjesëmarrje në Davos ka shpenzuar hiq më pak se 350 mijë euro.
Dy muaj më parë me një vendim të kryeministrit Kurti në emër të promovimit të Kosovës, u ndanë 350 mijë euro nga buxheti i shtetit pikërisht për të marrë pjesë në këtë forum apo për “organizimin e pjesëmarrjes”.
Sipas vendimit, thuhet se kjo shumë është ndarë për organizimin e pjesëmarrjes së Kosovës në forumin botëror ekonomik së bashku me ‘Kosova House’.
Në dokument thuhet po ashtu se mjetet do të barten në xhirollogarinë e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).