Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tarifat e Trumpit, Von der Leyen: Goditje e madhe për ekonominë botërore, pasojat do të jenë të tmerrshme

03/04/2025 - 09:00
në Kryesore, Lajme
A A
Tarifat e Trumpit, Von der Leyen: Goditje e madhe për ekonominë botërore, pasojat do të jenë të tmerrshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, komentoi tarifat e Trumpit në një videoadresim në disa gjuhë: në anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht.

Tarifat e SHBA-së janë një “goditje e rëndë” për ekonominë globale dhe Bashkimi Evropian po përgatit kundërmasa nëse negociatat dështojnë, tha Von der Leyen.

“Ne po finalizojmë tashmë paketën e parë të kundërmasave në përgjigje të tarifave” tha ajo në një deklaratë përpara Samitit të Partneritetit BE-Azinë Qendrore, transmeton gazeta online Reporteri.net.

“Ne po përgatisim gjithashtu kundërmasa të reja për të mbrojtur interesat tona dhe kompanitë tona nëse negociatat dështojnë”, përfundoi ajo.

Von der Leyen thotë se pasojat e tarifave amerikane do të jenë “të mëdha”.

“Ekonomia globale do të pësojë dëme të mëdha, pasiguria do të rritet dhe proteksionizmi i mëtejshëm do të inkurajohet. Pasojat do të jenë të tmerrshme për miliona njerëz në mbarë botën, veçanërisht për vendet më të cenueshme që tani janë subjekt i tarifave më të larta të SHBA-së”, tha Von der Leyen.

“Miliona qytetarë do të përballen me fatura më të larta ushqimore, ilaçet do të shtrenjtohen, si dhe transporti. Inflacioni do të rritet,” tha ajo.

Në një konferencë për shtyp, ajo shtoi se të gjitha kompanitë, “të mëdha dhe të vogla, do të vuajnë që në ditën e parë”, të prekura nga ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit, pasiguria më e madhe dhe burokracia e rëndë.

“Kostoja e të bërit biznes me Shtetet e Bashkuara do të rritet në mënyrë drastike,” tha ajo.

“Për më tepër, duket se nuk ka rregull në këtë rrëmujë. Nuk ka asnjë rrugë të qartë përmes kompleksitetit dhe kaosit që prek të gjithë partnerët tregtarë të SHBA,” vuri në dukje Von der Leyen.

“Ne jemi të bashkuar”

“Nëse sulmoni njërin prej nesh, na sulmoni të gjithëve”, tha Von der Leyen, duke theksuar qëndrimin e përbashkët të Evropës.

“Ne jemi në këtë së bashku: nëse ju sulmoni një prej nesh, ju na sulmoni të gjithëve”, tha Von der Leyen. “Uniteti ynë është forca jonë”, u shpreh ajo.

Ajo theksoi se Evropa do të “qëndrojë me ata që preken drejtpërdrejt”, duke vënë në dukje më herët se disa nga vendet më të cenueshme të botës mbajnë barrën e tarifave të larta.

“Evropa është e bashkuar – për bizneset, për qytetarët dhe për të gjithë evropianët. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë ura me të gjithë ata që, si ne, kujdesen për tregtinë e drejtë dhe të bazuar në rregulla si bazë për prosperitet,” tha Von der Leyen.

Kujtojmë se Trump njoftoi më parë një tarifë minimale prej 10% për shumicën e mallrave të importuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një normë më të lartë prej 20% për Bashkimin Evropian, duke intensifikuar më tej luftën tregtare globale që kërcënon të rrisë inflacionin dhe të ngadalësojë rritjen ekonomike në SHBA dhe në mbarë botën./Reporteri.net/

JU REKOMANDOJMË

Ky është personi që humbi jetën duke punuar në Strellc të Deçanit

Ky është personi që humbi jetën duke punuar në Strellc të Deçanit
08/04/2026 - 18:00

Një 55-vjeçar ka humbur jetën sot në vendin e punës në fshatin Strellc i Ulët i Deçanit. Bëhet fjalë për Xhevat Hasanmetaj, i cili ishte veteran i Ushtrisë...

Më shumëDetails

Çmimi i naftës, ja çka thotë ministrja Kusari-Lila?

Kusari: Mesazhet e SHBA-së duhet të merren shumë seriozisht
08/04/2026 - 17:51

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, (MINT) Mimoza Kusari-Lila, tha se shpreson që çmimet e naftës të stabilizohen në ditët në vijim pas arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi...

Më shumëDetails

Trendafilova i kthen përgjigje Kuvendit për rezolutën për Gjykatën në Hagë: Sigurojmë përputhje me parimet ndërkombëtare të të drejtave në Hagë

Trendafilova: Prokuroria mund ta përfundojë rastin e krerëve të UÇK-së në fillim të prillit 2025
08/04/2026 - 17:19

Presidentja e Gjykatës Speciale në Hagë, Ekaterina Trendafilova ka konfirmuar se ka pranuar Rezolutën Nr.10-R-101, që është miratuar më 12 shkurt 2026 në Kuvendin e Kosovës, në lidhje...

Më shumëDetails

Deputetët e Kuvendit e shfrytëzojnë me të madhe mundësinë për të pasur asistentë, dalin listat me emra

Edhe propozimi i gjashtë i Listës Serbe, Branislav Nikoliq, dështon të zgjidhet nënkryetar!
08/04/2026 - 16:52

Rreth 75 deputetë të Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e dhjetë kanë shfrytëzuar të drejtën për të pasur asistentë personalë. Më shumë se gjysma e deputetëve të Lëvizjes...

Më shumëDetails

Faqet zyrtare të Presidencës, Haxhiu e “godet” publikisht Osmanin

Faqet zyrtare të Presidencës, Haxhiu e “godet” publikisht Osmanin
08/04/2026 - 16:42

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se faqet zyrtare në rrjetet sociale janë pronë e institucioneve dhe jo e individëve, duke theksuar rëndësinë e transparencës...

Më shumëDetails

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për Ilir Metën

Apeli i Posaçëm lë në burg Ilir Metën
08/04/2026 - 16:29

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për çështjen e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të 3 gjykatave të tjera për masën e sigurisë arrest në burg....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Balje: Kam vetëm një kërkesë, nuk bëj pazare politike për mbështetjen ndaj Qeverisë së re

    Duda Balje i bashkohet grupit parlamentar të kësaj partie shqiptare opozitare!

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Rusia dhe Kina vënë veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për votën mbi Ngushticën e Hormuzit

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ndërron jetë lideri i ri suprem i Iranit, konfirmohet nga ushtria amerikane

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kurti merr vendim: Ky është zëvendësministri i parë në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Specialja merr vendim për seancat në rastin e Thaçit

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë