Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Të akuzuarit për sulmin në Banjskë shfaqen në Beograd – ruajnë Presidencën e Serbisë gjatë protestës masive

29/06/2025 - 17:29
në Lajme
A A
Të akuzuarit për sulmin në Banjskë shfaqen në Beograd – ruajnë Presidencën e Serbisë gjatë protestës masive
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një protestë masive është mbajtur dje në Beograd, ku sipas të dhënave preliminare të Arkivit të Tubimeve Publike, janë mbledhur 140.000 persona.

Ministria e Brendshme serbe i ka minimizuar ato duke thënë se në protestë kanë marrë pjesë 36.000 persona.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka akuzuar të dielën studentët protestues se kanë bërë “thirrje të drejtpërdrejtë për konflikt civil dhe sulme ndaj policisë”, si referencë për zhvillimet në fund të një proteste të mbajtur në sheshin Sllavija të Beogradit më 28 qershor.

Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Brendshëm serb, Ivica Daçiq, ai ka kërkuar nga zyrat kompetente të prokurorisë që “të bëjnë punën e tyre” dhe “të mos sillen si të paaftë dhe naivë.

Por, Vuçiq si duket përveç organeve shtetërore është kujdesur edhe për “sigurim” tjetër.

Për ta siguruar Presidencën e Serbisë janë angazhuar edhe persona të angazhuar në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Sipas fotografive të siguruara për t’i ofruar siguri Vuçiqit janë angazguar Milorad Jevtic, me nofkën “Micko, Zarko Cvetkovic ( që shihet me radio-lidhje), Vladimir Vucetic dhe Vukasin Jaredic, vella i Ugljesa Jaredic.

Milorad Jevtic (Micko) është ”, anëtar i organizates terroriste “Mbrojtja Civile” dhe pjesemarrës në sulmin terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Letërnjoftimi i tij është sekuestruar nga Policia e Kosovës dhe një automjet i përdorur gjatë sulmit terrorist, ka qenë i regjistruar ne emer të tij.

Në fotografi ai shihet i kamufluar si punonjes i “Kryqit të kuq”.

Zarko Cvetkovic ka qenë  shumë i afërt i Milun Milenkovic “Lune”. Ai është po ashtu anëtar i organizatës terroriste “Mbrojtja Civile” dhe pjesemarrës në sulmin terrorist ne fshatin Banjske. Në muajin qershor 2024, kur Policia e Kosovës kishte sekuestruar një sasi armatimi në veri të Mitrovices, ushturesi i detyrës së drejtorit të policisë së veriut, Veton Elshani, gjatë një konference për media e ka përmendur si të dyshuar Zarko Cvetkovicin. Ai po ashtu shihet në fotografi i kamufluar me uniformë të njësive të kërkim-shpëtimit.

Vladimir Vucetic dhe Vukasin Jaredic (vëllai i Ugljesa Jaredic), po ashtu kanë qenë të perfshirë në rastin Banjska

Prania e tyre aty, është identifikuar nga aktivistë të shoqërisë civilë serbe dhe politikanë opozitarë serbë, të cilët kanë shkruar se pjesëmarrësit e sulmit në Banjskë janë shndërruar në mbrojtje personale të presidentit serb Vuçiq.

Kujtohmë se të gjithë këta janë pjesë e organizatë terroriste “Mrojtja Civile” dhe janë të përfshirë në Aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, përgjatë intervenimit të policisë gjatë protestës së mbajtur në sheshin Sllavija, janë ndaluar 77 persona dhe 48 zyrtarë policorë janë plagosur, ka bërë të ditur të dielën ministri serb Ivica Daçiq.

Ai ka thënë se përleshjet e para në mes të disa protestuesve dhe policisë kanë nisur në orën 21:42.

“Gjatë intervenimit policor janë plagosur 48 zyrtarë policorë – 38 pjesëtarë të xhandarmërisë, dy pjesëtarë të brigadës, shtatë zyrtarë policorë të Njësitit Policor për Intervenime dhe një zyrtar i angazhuar për siguri operacionale”, ka thënë ai.

Krahas protestës së studentëve, të shtunën është mbajtur edhe një protestë e mbështetësve të Vuçiqit, të cilët kanë organizuar “mbrëmje letrare”.

 

JU REKOMANDOJMË

Ymeri: Vetëvendosje me Hajrullah Çekun e ka pranuar humbjen në Prishtinë
Lajme

Ymeri: Vetëvendosje me Hajrullah Çekun e ka pranuar humbjen në Prishtinë

29/06/2025 - 22:19
Deputeti anglez: 1 në 48 shqiptarë në Britani është në burg
Lajme

Deputeti anglez: 1 në 48 shqiptarë në Britani është në burg

29/06/2025 - 21:55
Ky është i dyshuari shqiptar që u arrestua për rrahjen në veri, i ndaluar për 48-orë
Kryesore

Ky është i dyshuari shqiptar që u arrestua për rrahjen në veri, i ndaluar për 48-orë

29/06/2025 - 21:39
Lushtaku: Deputetët e VV-së të çoroditur, po e shkelin besimin e qytetarëve
Lajme

Lushtaku: Deputetët e VV-së të çoroditur, po e shkelin besimin e qytetarëve

29/06/2025 - 20:41
Donald Trump sërish para gjykatës, akuzohet për përdhunim
Kryesore

Trump thotë se sulmet amerikane zhdukën programin bërthamor të Iranit

29/06/2025 - 20:34
Kërkime në Gjermani për 13-vjeçaren nga Kosova, vajza rezulton e zhdukur
Kryesore

Kërkime në Gjermani për 13-vjeçaren nga Kosova, vajza rezulton e zhdukur

29/06/2025 - 20:15

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Përleshje mes shqiptarëve e serbëve në veri të Mitrovicës

    Përleshje mes shqiptarëve e serbëve në veri të Mitrovicës

    253 Shpërndaje
    Shpërndaje 101 Tweet 63
  • Drejtori sportiv i FC Vushtrria, Liridon Ahmeti me pagë më të ‘majme’ se sa futbollisti më i paguar (Dokument)

    198 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 50
  • Të akuzuarit për sulmin në Banjskë shfaqen në Beograd – ruajnë Presidencën e Serbisë gjatë protestës masive

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Sulmohet fizikisht zyrtari policor në Vushtrri

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ky është i dyshuari shqiptar që u arrestua për rrahjen në veri, i ndaluar për 48-orë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë