Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Të dyshuarit për Banjskën të pranishëm si pjesë e strukturave të sigurisë

04/07/2025 - 23:03
në Lajme
A A
Të dyshuarit për Banjskën të pranishëm si pjesë e strukturave të sigurisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në parkun “Pionir”, pranë ndërtesës së Presidencës së Serbisë, besohet se janë parë persona të cilët Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzon për terrorizëm. Ndërsa autoritetet heshtin, opozita dhe shoqëria civile paralajmërojnë për lidhjet e strukturave shtetërore me rrjetet paralele të sigurisë.

Sipas raportimeve nga terreni, të paktën një nga personat që Prokuroria Speciale e Kosovës e ngarkon me përgjegjësi për pjesëmarrje në sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë, më 24 shtator të vitit të kaluar, është parë më 28 qershor në parkun “Pionir” në Beograd, afër Presidencës dhe kampit të përkrahësve të pushtetit. Këta persona ishin afer forcave te policisë. Kjo ja ndodhur gjatë protestës masive te studenteve dhe qytetare ne Vidovdan.

Pamjet që janë publikuar në rrjetet sociale tregojnë një grup burrash të veshur me këmisha identike, ndërsa në publik lindin pyetje nëse ata janë pjesë e grupit të kërkuar nga autoritetet e Kosovës për terrorizëm. Deri më tani, institucionet e Serbisë nuk kanë dhënë asnjë reagim zyrtar.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuza kundër gjithsej 45 personave për sulmin në Banjskë, përfshirë Milan Radoiçiqin, ish nënkryetar i Listës Serbe, i cili në tetor të vitit 2023 pranoi publikisht se ai e kishte udhëhequr këtë sulm të armatosur, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe disa pjesëtarë të grupit sulmues

Lidhur me mungesën e reagimit nga institucionet serbe, ka reaguar Aleksandar Radovanoviq nga Lëvizja e Qytetarëve të Lirë, duke theksuar përmasat politike të rastit dhe mbështetjen shtetërore që, sipas tij, i ofrohet Radoiçiqit.

“Që në fillim është e qartë se pas Radoiçiqit qëndron shteti i Serbisë. Ai vepron në interes të regjimit të Partisë Progresive Serbe në Kosovë, para së gjithash për të frikësuar qytetarët serbë në veri të Kosovës. Ekzistojnë akuza serioze se ai ka qenë i përfshirë edhe në vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Nuk është diçka e re që shteti e mbron atë, por është tronditëse që institucionet injorojnë faktin se armatimi dhe automjetet e blinduara janë siguruar në territorin e Serbisë, dhe askush gjoja nuk ka vërejtur asgjë,” deklaroi Radovanoviq.

Ai shton se është e paimagjinueshme që në një shtet të mund të organizohet një operacion i tillë pa dijeninë e shërbimeve të sigurisë.

“Dikush duhet të ketë ditur kur po armatosej një grup i tillë dhe kur po përgatitej një aksion me mjete luftarake. Ne nuk e dimë nëse ishte vetë shteti që urdhëroi atë që ndodhi në Banjskë, apo nëse Radoiçiq veproi në mënyrë të pavarur. Por ajo që dihet është se ai i ka shkaktuar një problem ndërkombëtar vetë Serbisë. Refuzimi për të ndjekur penalisht të përfshirët është në vetvete një krizë e përgjegjësisë shtetërore,” shton ai.

Sipas Radovanoviqit, pushteti po i mbron pjesëtarët e grupit të armatosur sepse, siç thotë ai, ata më parë kanë kryer “punë të pista” për regjimin. Por ai parashikon se presioni ndërkombëtar mund të detyrojë autoritetet në Beograd që të organizojnë një proces të kontrolluar.

“Unë besoj se Radoiçiq do të përballet me një proces të montuar në Serbi, me një dënim të butë, dhe më pas do të largohet nga skena publike, ashtu siç ka ndodhur tashmë. Qëllimi i vetëm është të shmanget ekstradimi ose një proces ndërkombëtar,” përfundon Radovanoviq.

Për këtë çështje reagoi edhe Bojana Sellakoviq, koordinatore e Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian, duke theksuar se rasti tregon për një sistem të rrezikshëm të mosndëshkueshmërisë.

“Kjo situatë vetëm sa e konfirmon atë që dyshohet prej kohësh, ekzistojnë lidhje të forta dhe sistematike ndërmjet strukturave shtetërore të Serbisë dhe grupit që kreu sulmin në Banjskë. Edhe nëse zyrtarët më të lartë e mohojnë përfshirjen, është më se e qartë se këto lidhje jo vetëm që ekzistojnë, por edhe nuk janë ndërprerë,” tha ajo.

Sellakoviq vlerëson se fakti që personat e kërkuar lëvizin lirshëm në qendër të Beogradit, ndërkohë që në të gjithë Serbinë po zhvillohen protesta masive qytetare, përbën rrezik shtesë për rendin dhe sigurinë publike.

“Është shqetësuese nëse persona që dihet se janë pjesë e strukturave paralele kanë marrë kompetenca në fushën e sigurisë në Serbi. Ekzistojnë dyshime të bazuara për kryerjen e veprave të rënda penale, por ata nuk po ndiqen penalisht. Prania e tyre ngre pyetjen thelbësore: kush janë ata që mund të përdoren kundër qytetarëve që protestojnë?”, pyet Sellakoviq.

Sellakoviq vlerëson se në vend që të procedojë penalisht të dyshuarit dhe kështu të tregojë përkushtim ndaj vlerave dhe reformave evropiane, pushteti “po i përdor integrimet evropiane si një mjet politik dhe jo si një proces të sinqertë të ndryshimeve sistematike”.

Bashkimi Evropian ka kërkuar disa herë nga Serbia që të ndjekë penalisht përgjegjësit për sulmin në Banjskë dhe të japë shpjegime për origjinën e armëve të përdorura.

Megjithatë, deri më sot në Serbi nuk është zhvilluar asnjë proces gjyqësor i mirëfilltë për këtë rast. Përjashtim bën vetëm një intervistim i shkurtër i Milan Radoiçiqit në polici në Beograd, pas së cilës ai është liruar pa asnjë aktakuzë./RTK/

JU REKOMANDOJMË

Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh
Kryesore

Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

04/07/2025 - 23:13
Aktakuza ndaj Damkës nën dyshimet se dëmtoi buxhetin në vlerë prej 1 milionë euro, PDK kërkon që të hetohet përfshirja e Gërvallës dhe Liza Gashit
Lajme

Aktakuza ndaj Damkës nën dyshimet se dëmtoi buxhetin në vlerë prej 1 milionë euro, PDK kërkon që të hetohet përfshirja e Gërvallës dhe Liza Gashit

04/07/2025 - 22:50
Dërgesat e armëve në Ukrainë, kancelari gjerman bisedë telefonike me Donald Trump
Lajme

Dërgesat e armëve në Ukrainë, kancelari gjerman bisedë telefonike me Donald Trump

04/07/2025 - 22:48
‘’Më vjen turp me qitë kartelën e invalidit për 1 euro’’ – Elmi Sopi: Jemi të përbuzur, sot po luftojmë për së dyti
Lajme

‘’Më vjen turp me qitë kartelën e invalidit për 1 euro’’ – Elmi Sopi: Jemi të përbuzur, sot po luftojmë për së dyti

04/07/2025 - 22:39
Ferizaj: Drejtoi veturën në ndikim të alkoolit, i merret patenta dhe gjobitet me 200 euro
Lajme

LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës arreston 15 të rinj në Mitrovicë, planifikonin përleshje fizike në grupe

04/07/2025 - 22:36
Kurti pret deputetë britanikë: Mbretëria e Bashkuar mbështet Kosovën drejt NATO-s dhe integrimeve euroatlantike
Lajme

Kurti pret deputetë britanikë: Mbretëria e Bashkuar mbështet Kosovën drejt NATO-s dhe integrimeve euroatlantike

04/07/2025 - 21:50

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj këtij ministri të qeverisë Kurti – dyshohet për keqpërdorim të mbi 1 milion eurove

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës arreston 15 të rinj në Mitrovicë, planifikonin përleshje fizike në grupe

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Flet avokati i Thaçit, pasi Kurti aludoi se ish-presidenti jep instruksione politike nga Haga

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Skandali me mbi 100 milionë franga në Zvicër | Përmendet “Numarics”, kompania e Kristian Kabashit në Kosovë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë