Shemsi Bahtiri dhe të dyshuarit e tjerë për rastin e heroinës janë paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Disa të dyshuar të tjerë kanë fshehur fytyrën nga media me t’u futur në Pallatin e Drejtësisë, ku pritet të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit.
Drejt seancës nën mbikëqyrjen policore dhe në pranga është shoqëruar edhe Shemsi Bahtiri, i cili është parë i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.
Policia e Kosovës ka vënë në pranga 22 persona në operacionin “Qielli i Thyer”, si të dyshuar për shitblerjen e substancave narkotike heroinë.