Të enjten nga ora 14:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.
Në këtë mbledhje do të ketë diskutim për buxhetin e Prishtinës, Gjilanit e Zubin Potokut.
“Konsultim për funksionalizimin e trupave punuese të Kuvendit. Diskutim rreth miratimit të buxheteve komunale për vitin 2025 për komunat Prishtinë, Gjilan, dhe Zubin Potok”, thuhet në njoftim.









