Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Të gjitha do të sqarohen avash avash”- Juli hedh dyshime ndaj produksionit, nuk e falenderon në dedikimin e tij

27/05/2024 - 21:37
në ShowBiz
A A
“Të gjitha do të sqarohen avash avash”- Juli hedh dyshime ndaj produksionit, nuk e falenderon në dedikimin e tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Julian Deda është përzgjedhur finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3.

Ai ishte kokë me kokë me Egla Cenon, e cila edhe u shpall fituese e këtij edicioni.

Aktori shqiptar ka bërë një reagim të gjatë në rrjete sociale duke përshkruar eksperiencën e tij në këtë format, falënderuar publikun si dhe duke premtuar projekte të reja.

Më poshtë ua sjellim reagimin e plotë të Julit:

“Përshëndetje zemrat e mia. Përshëndetje të gjithëve, pas një dite pushim mendova të dalë në një video këtu dhe t’iu shpreh dy fjalë mirënjohje falënderimi, konsiderate, quani si të doni.

Kalova katër muaj e gjysmë të vështirë në Big Brother, të vështirë i them se në fakt e kam shijuar pafund, jam kënaqur pafund me të këqijat apo të mirat e tij dhe normalisht aty njeri nga ne do të fitonte.

Unë të them të drejtën jam munduar të tregohem me sa më shumë ngjyra, emocion, me sa më shumë kalkulime dhe lojë patjetër, por jam munduar të jem i matur edhe pse ndonjëherë na ka rrëshkitur këmba dhe e kemi tepruar.

E gjitha ndodh sepse aty jo vetëm luhet por edhe jetohet dhe në fakt ia kam bërë të gjitha. Kam luajtur, kam qeshur, kam komunikuar, kam qarë, i kam bërë të gjitha si bën një njeri normal në rrethanat e izolimit dhe të bashkëjetesës me njerëz që nuk kemi zgjedhur të rrimë.

Por, ajo që më ka bërë më të lehtë këtë rrugëtim është mbështetja juaj zemrat e mia, e secilit prej jush.

Një mbështetje organike, e dashur, pa shumë lutje, aman më mbështesni. Ka qenë një mbështetje shumë shumë e pa-ngjyrosur, jo me mllefe, inate jo me zor. Për këtë desha të ju falënderoja pafund.
Si fillim dua të falënderoj familjen time, e cila në gjithë këtë periudhë është përballur me vështirësi duke patur njeriun apo babanë e familjes brenda, bashkëshorten time, dy fëmijët e mi, mamanë time, vëllanë tim me familje, të cilët kanë ndenjur pa gjumë me stres.

Dua të falënderoj gjithashtu të gjithë ata që ishin pjesë e rrugëtimit tim, por mbi të gjitha kam dëshirë të ju falënderoj ju me përulësinë më të madhe sepse keni qenë me të vërtetë zemrat e mia.

Rrugëtimi ky ishte, unë u mundova, jam i bindur se në këtë botë duhet t’i themi gjërat siç janë, siç mendojmë ne se janë.

E kemi fituar lirinë e fjalës prej kohësh dhe nuk ka perëndi që na pengon më. Problemi është se fjalën nuk na pengon askush.

Unë e di shumë mirë mbështetjen tuaj, jam i ndërgjegjshëm për mbështetjen, votat, mesazhet që kam marrë.

Kam dalë sot pak në rrugët e Tiranës dhe kam takuar shumë njerëz të cilët më kanë dhënë dorën, më kanë përqafuar.

Jam ndjerë aq mirë sa s’ka më.

Unë vërtetë nuk i kam fituar 100 mijë euro, ama kam fituar një gjë të paparë. Kam fituar ju. Ju me të cilët kam 20 vjet që jap dhe marrë, nëpërmjet profesionit tim.

Kam fituar zemrat tuaja dhe jam krenar për këtë gjë. Nuk jam sot këtu për të gjykuar fituesen.

Jam thjesht për t’iu falënderuar.

E di që me votat tuaja unë e kam fituar Big Brotherin, por të gjitha do të sqarohen avash avash. Do mbetemi në kontakt për të gjitha.

Jam mirënjohës për ju, secilit prej jush për paratë e shpenzuara për mesazhe, për netët pa gjumë, për familjet e tuaja uroj vetëm të mira.

Do përpiqem të ua shpërblej me punën time tani e tutje.

Do shihemi shumë shpejt. Do të iu mbaj në kontakt për çdo gjë që do të ndodhi.

Më keni lënë pa fjalë.

Unë sa isha brenda, i dija gjërat. Isha i qartë për çdo gjë. Edhe për këto që i kam kuptuar sot, i kam ditur.

Jam treguar korrekt me çdo gjë dhe për këtë nuk jam pishman. Nuk jam pishman për asgjë.

Shumë faleminderit, ju dua zemrat e mia”.

JU REKOMANDOJMË

Adelina Tahiri shfaqet plot stil në paraqitjen e fundit

Plaçkitet banesa e Adelina Tahirit
15/11/2026 - 15:34

Adelina Tahiri vazhdon të jetë njëra nga këngëtaret më të komentuara në show bizin shqiptar. E vetëdijshme për interesimin që zgjon, këngëtarja është mjaft aktive në rrjetet sociale....

Më shumëDetails

Alba ‘ndez’ rrjetin, shfaqet joshëse nga Parisi

Alba vjen me rekomandim: Veç kështu kalohet rruga në trafik
15/11/2026 - 15:32

Alba Vukaj po vazhdon të marrë vëmendje me paraqitjet e saj plot stil dhe elegancë. Bukuroshja së fundmi ka ndarë disa pamje nga Parisi, ku shfaqet me një...

Më shumëDetails

Shyhrete Behluli publikon foto me nipin e vogël, emocionon me mbishkrimin (Foto)

Shyhrete Behluli publikon foto me nipin e vogël, emocionon me mbishkrimin (Foto)
14/11/2026 - 19:30

Këngëtarja e njohur, Shyhrete Behluli, ka ndarë një moment të ëmbël familjar me ndjekësit e saj në Instagram, shkruan IndeksOnline. Ajo ka publikuar një fotografi së bashku me...

Më shumëDetails

Rita Ora pjesë e një filmi të ri fantastiko-shkencor, do të luajë krahas yjeve të Hollywoodit

Rita Ora pjesë e një filmi të ri fantastiko-shkencor, do të luajë krahas yjeve të Hollywoodit
14/11/2026 - 11:14

Këngëtarja dhe aktorja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, do të jetë pjesë e kastit të filmit të ri fantastiko-shkencor dhe thrillerit aventuresk “The Signalers”, një projekt që...

Më shumëDetails

Zbardhet arsyeja e daljes së Behares nga BBVK

Zbardhet arsyeja e daljes së Behares nga BBVK
13/11/2026 - 21:32

Një zhvillim i papritur ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Beharja ka vendosur të largohet nga shtëpia para disa ditës dhe sonte ka refuzuar...

Më shumëDetails

“Pijanece” – Arlinda në gjendje të rënduar emocionale pas fjalëve të Nichit

“Pijanece” – Arlinda në gjendje të rënduar emocionale pas fjalëve të Nichit
13/11/2026 - 20:21

Banorja e BBVK5, Arlinda, është shfaqur në gjendje të rënduar emocionale pas fjalëve të rënda të banorit tjetër, Nichit, duke mos i mbajtur dot lotët gjatë diskutimit. Ajo...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

    Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Dje ia uroi ditëlindjen Bashkim Osmanit të “Felix”-ave, sot Astrit Haraqija përfundoi në pranga për rastin e drogës

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Operacioni antidrogë “Heshtja”/ Këta janë pesë personat e arrestuar, në mesin e tyre edhe Astrit Haraqija

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Policia ua prish “matematikat” grupit të kokainës në Prishtinë, gjashtë të arrestuar – sekuestrohen Porsche, Rolex dhe asete mbi 300 mijë euro

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë